ShBA kërkon qetësimin e retorikës Sofje – Shkup

    ShBA-ja përshëndet përpjekjet e liderëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në deeskalimin e retorikës dhe për atë që inkurajuan përkujtimin me dinjitet në Shkup të ditëlindjes së Goce Dellçevit, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit dhënë dje me kërkesë të AIM.

    Në pyetjen e AIM-s nëse ShBA konsideron se reagimi bullgar rreth sulmit në Ohër ndaj një personi si dhe deklarata e votuar në Kuvendin bullgar është ekzagjerim deri në përmasa të papara nga ana e Sofjes zyrtare, Uashingtoni me përgjigje se Sofja dhe Shkupi tashmë punojnë në deeskalimin e retorikës dhe kanë përshëndetur kremtimin paqësor të ditëlindjes së Dellçevit.

    “E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. ShBA vazhdon të mbështes integrimin e plotë euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar një zyrtar i Uashingtonit.

    Lajmi Paraprak

    Anulohet seanca për rastin “Llaskarca” | Prokurori dhe të dëmtuarit dyshojnë se kjo është lojë e kurdisur

    Lajmi i rradhës

    U DISKRIMINUAN NGA LMM | Nxënësit e shkollave të Butelit, do të marrin pjesë në gara rajonale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë