U DISKRIMINUAN NGA LMM | Nxënësit e shkollave të Butelit, do të marrin pjesë në gara rajonale

    Mësimdhënësit dhe prindërit e filloristëve të Butelit kanë pranuar propozimin e Lidhjes së matematikanëve që të vazhdojnë pjesëmarrjen direkt në garat rajonale në lëndën e matematikës. Në garat komunale, nxënësit shqiptarë bojkotuan garën për shkak të mungesës së testeve edhe në gjuhën shqipe. Pavarësisht këtij propozimi, mësimdhënësit vlerësojnë se Lidhja e matematikanëve vazhdimisht po diskriminon shqiptarët duke filluar nga bordi drejtues, përpilimi i testeve dhe realizimi i garës në këtë lëndë.

    “Prej në start ato na kanë bë pengesa dhe duhet të bëjmë presion te Lidhja e Matematikanëve se gjithçka është maqedonase. Bordi drejtues është komplet maqedonas, pse ne a nuk kemi profesor shqiptarë që të bëjmë koordinim. Pasi po bëhen gara dy gjuhësore duhet prej në aplikacion të shkohet në dy gjuhë. Në start, në klasa e kanë maqedonisht aplikimin. Te ajo shoqatë të depërtoj dygjuhësia, ligji, kushtetuta edhe atje të zbatohet dhe të rrjedh si duhet puna jo ne të kemi diskriminim total prej në start”, u shpreh Selajdin Hamidi, mësimdhënës.

    Organizimin e garave në matematikë e kanë kritikuar edhe prindërit. Imerali Baftijari tha për Alsat se organizatori duhet të mbaj përgjegjësi për dëmin dhe stresin që u është shkaktuar fëmijëve.

    “Vet sjellja e pahijshme ka krijuar një atmosferë të tensionuar te fëmijët të cilët kanë shkuar mbi të gjitha të garojnë. Unë do të kisha apeluar, jo vetëm se të ketë gara, jo vetëm se të jenë të barabarta, jo vetëm se të jenë në kushte të barabarta, unë do të kisha apeluar deri te Ministria e Arsimit që ti merr të gjitha masat, nëse ka nevojë të ndëshkohet dikush të ndëshkohet, nëse ka nevojë dikujt ti merret licence ti merret por nëse ka nevojë ta shtojmë koloritin e asociacioneve në kuadër të republikës që të organizohen gara”, tha Imerali Baftijari, prind.

    Më 4 shkurt, dhjetëra nxënës të komunës së Butelit nga klasa e pestë e deri atë të nëntë bojkotuan garat komunale të matematikës për shkak se testet ishin vetëm në gjuhën maqedonase. Për pjesëmarrje në gara çdo nxënës kishte paguar 300 deri në 500 denarë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ShBA kërkon qetësimin e retorikës Sofje – Shkup

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti akuzon ministrat e BDI-së: Nuk realizuat asnjë nga 180 projektet e premtuara në disa sektorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë