ShBA: lufta në Ukrainë e thekson urgjencën që edhe RMV të inkuadrohet në BE

    Lufta ruse ndaj Ukrainës e thekson urgjencën dhe vlerën e punës sonë t’u ndihmojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i arrijnë aspiratat e tyre për integrim evropian dhe anëtarësim në institucionet euroatlantike, deklaruan nga shërbimi për shtyp i Departamentit të shtetit për Zërin e Amerikës, në kërkesën për ta komentuar deklaratën e presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski se Rusia potencialisht mund të shkaktojë kriza të reja në Ballkan, përcjell Nistori.

    Zelenski javën e kaluar paralajmëroi se Rusia mund të përgatisë kriza të reja në rajonin ballkanik për ta hequr vëmendjen e luftës aktuale në Ukrainë.

    “Jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerët tanë evropianë dhe bashkësinë ndërkombëtare, për progresin e reformave në udhëheqjen, sundimin e ligjit, reformat zgjedhore dhe antikorruptuese, të cilat do ta ulin mundësinë për ndikim malinj rus dhe do të sjellim paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të rajonit”, thuhet në deklaratën e Departamentit të shtetit.

    SHBA-ja javën e kaluar vendosi sanksione për persona fizikë dhe 12 subjekte në Ballkanin Perëndimor, ndër të cilët edhe në Maqedoninë e Veriut, për shkak të korrupsionit, aktiviteteve malinje dhe ndikimin rus në rajon.

    Në Maqedoninë e Veriut u sanksionuan Sergej Samsonenko, Irina Samsonenko, Ratka Kamçeva, si dhe “Bet Siti Interneshënall”, “Kamçev Konsalting Skopje SHPKNJP”, “Orka Fajnens Skopje SHPKNJP”, “Orka Holding SHA” dhe “Sistina Lajf Kear Centar”.

    “Sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Financave të enjten synonin pikërisht këtë problem, lidhjen midis ndikimit malinj rus dhe korrupsionit. Të dy po pengojnë përpjekjet e rajonit për të avancuar drejt anëtarësimit në BE dhe një të ardhmeje më të begatë”, thuhet në deklaratë.

    Në të shtohet se “vendet e Ballkanit Perëndimor, si të gjitha vendet në Evropë, kanë një interes të thellë në rezultatin e luftës ruse kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare të vendosur. Kjo është arsyeja pse është kritike që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku kundër agresionit rus”.

    Nënsekretari i Departamentit për Financa, Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brajan E. Nelson tha se Rusia vazhdon të përdorë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar integrimin e rajonit në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.

    “Aksioni konfirmon përpjekjet më të gjera të qeverisë amerikane për të promovuar paqen, stabilitetin dhe qeverisjen funksionale demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Nelson kur njoftoi sanksionet e fundit ndaj individëve dhe kompanive në Ballkanin Perëndimor të enjten e kaluar”, raporton Zëri i Amerikës.

    Lajmi Paraprak

    Begaj flet për Alfabetin shqip në Manastir, mbishkrimi në foltore vetëm maqedonisht

    Lajmi i rradhës

    Stoltenberg: Maqedonia e Veriut është një aleat i vlerësuar i NATO-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë