Shef i ri i Prokurorisë së Shkupit, ka udhëhequr lëndët “Tanku”, “Trusti” dhe “Monstra”

    Këshilli i Prokurorëve Publik ka avancuar pesë prokurorë. Përmes një pjesë të lëndëve që deri më tani i kanë punuar dhe i përfaqësojnë para gjykatës, tani prokurorët e avancuar, nuk e sollën drejtësinë deri në fund.

    Prokurorët e PSP-së shuar, Gavrill Bubevski dhe Stefço Donev kanë marrë rol të ri dhe më kyç në Prokurorinë Publike. Bubevski prej tani do të udhëheq me prokurorinë më të madhe të Shkupit. Donev gjithashtu është avancuar, më saktë tani është prokuror i lartë publik në Shtip.

    Bubevski ishte pjesë e ekipit të prokurorëve në gjykimin e përsëritur për rastin “Monstra” ndërsa e përfaqësonte edhe rastin “Tanku” kundër Gruevskit dhe Jankullovskës për furnizimin e Mercedesit, për çka morën dënime përkatëse. Ai gjithashtu ishte pjesë e rastit “Trust”, ku biznesmeni Sead Koçan u dënua me burg prej 4 vjet e 8 muaj.

    Lënda “Trust” ishte rasti i parë ku u mor vendimi që të dënuarit t’i kthejnë shtetit- 17,3 milionë euro, por paratë asnjëherë nuk përfunduan në arkën e shtetit. Milionat që kompania e shuar “Transmet” e Koçanit i fitoi me tenderin e Kombinatit Energjetik Manastiri për gërmim e thëngjillit mbeten të bllokuara. Shteti edhe sot e kësaj dite nuk mund t’i kthejë, pasi një pjesë e parave, rreth 15 milionë euro, janë nën hipotekë. Prokurori Stefço Donev është i njohur për opinionin dhe organet e drejtësisë për rastet “Tenderët” dhe “Treqind”.

    Rasti “Tenderët” është ende në proces dhe disa herë ka nisur nga fillimi, ndërsa e akuzuar është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska për keqpërdorime në një tender për punët ndërtimore në Muzeun e VMRO-së. Rasti “Treqind”, për blerjen e automjeteve për policinë mori epilog gjyqësor dhe në burg përfundoi ish-ndihmës ministri i Brendshëm, Gjoko Popovski, i njëjti i cili u dënua edhe për rastin “Tanku” dhe i cili me vite ishte i vetmi i dënuar me burg nga koha e VMRO DPMNE-së.

    Prokuroria e Tetovës, nga ana tjetër, u bë me shef të vjetër-të ri. Ushtruesi aktual i detyrës, Besir Aliu, u zgjodh nga Këshilli i Prokurorëve si prokuror publik i Prokurorisë Publike të Tetovës. Aliu aktualisht është një nga pesë prokurorët që punojnë në procedurën parahetuese për shpërthimin e zjarrit në spitalin modular të Tetovës.

    Këshilli i Prokurorëve Publikë ka avancuar edhe dy prokurorë të tjerë në Prokurorinë Publike. Bëhet fjalë për prokurorët Sonja Simovska dhe Ljupço Kocevski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Oda ekonomike kundër të dielës pushim

    Lajmi i rradhës

    Ku i morën nga 11 milionë euro Mijallkovi dhe Kamçevi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë