Oda ekonomike kundër të dielës pushim

    Iniciativa për kontestimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës për të dielën ditë jo pune, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese. Biznesmenët e Odës ekonomike e kontestojnë Ligjin e ri, me shpjegimin se nuk humb vetëm tregtia dhe industria, por e gjithë ekonomia. Ng Oda ekonomike kërkojnë që pronari i kompanisë të ketë të drejtë të vendosë vetë, nëse kompania do të punojë ose jo, dhe nga ana tjetër të shtohen kontrollet inspektuese në lidhje me kontrollin për pagesën e mëditjeve të shtuara për punë të dielën.

    “Parashtruesi e konteston Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, se është në kundërshtim me lirinë dhe tregun sipërmarrës, vlerat themelore dhe barazinë e qytetarëve. Ligji i kontestuar i referohet rregullimit të punës të dielën”, thonë nga Gjykata Kushtetuese- Iniciativa e Odës Ekonomike të Maqedonisë

    Nga Lidhja e Sindikatave thonë se e diela, ditë pushimi javor, është realitet. Në shkresën e tyre ata shprehen se biznesmenët e kundërshtojnë ligjin, sepse kanë fituar para në kurrizin e punëtorëve.

    “Ky qëndrim i punëdhënësve, që mendojnë se kanë skllevër e jo punëtorë, është biletë një drejtimëshe jashtë vendit, dhe atëherë këta “bosat e mëdhenj”, do të punojnë vetë me familjet e tyre në bizneset e tyre, sepse pa punëtorë nuk ka tregti, nuk ka shëndetësi, nuk ka industri, pa punëtorë asgjë nuk do të funksionojë”, thanë nga  Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë

    Ligji ka hyrë në fuqi nga viti ri. Tashmë tre javë, rreth 92 për qind e punonjësve kanë një ditë pushimi të garantuar të dielave. Ata punëtorë, që duhet të shkojnë në punë të dielën, ku vlerësohet se nuk mund të përjashtohet procesi i prodhimit sipas ligjit, fillimisht duhet të denoncohen në Ministrinë e Punës, dhe për to do të kenë rritje ditore prej 50 për qind. Për punonjësit në qendrat e mbyllura tregtare, që janë të angazhuar të dielave, paga ditore duhet të jetë 100 për qind më e madhe se ajo që fitojnë ditët e tjera. Nëse biznesmenët nuk e tërheqin këtë nismë, sindikatat njoftojnë paralizimin e sektorit privat me greva masive dhe demonstrata në të gjithë vendin. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Uashingtoni i bindur për zgjidhjen e kontestit Shkup-Sofje

    Lajmi i rradhës

    Shef i ri i Prokurorisë së Shkupit, ka udhëhequr lëndët “Tanku”, “Trusti” dhe “Monstra”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë