Afatet për terapinë e premtuar biologjike, çdo javë po shtyhen për javën tjetër. U premtua që këtë javë e gjithë terapia e nevojshme biologjike që mungon prej më shumë se 10 ditësh do të arrijë, por kjo nuk do të ndodh.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Igor Stojkovski thotë se dy nga terapitë biologjike arrijnë sot, një nesër, ndërsa për tre të tjera pacientët onkologjikë duhet të presin deri në javën tjetër.
“Janë nënshkruar anekset e marrëveshjeve, disa prej ilaçeve do të arrijnë gjatë ditës së sotme në klinikë, disa gjatë ditës së nesërme, disa deri në fund të javës, ndërsa disa në fillim të javës së ardhshme. Me këtë do të tejkalohet mungesa që e kishim këtë periudhë. Punojmë së bashku me Fondin Shëndetësor për sigurimin e procedurës ligjore për prokurime publike dhe shpresojmë se do të përfundojë në rregull dhe do të kemi vazhdimësi të furnizimit dhe sasive të ilaçeve, ja prej javës së ardhshme”, tha Igor Stojkovski, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.