Shënon rritje edhe tregu i patundshmërive

    Çmimet e banesave në rajon vazhdojnë të rritet së bashku me kërkesën për blerjen e tyre. Përkundër shtrenjtimeve që imponohen edhe nga rritja tejet e madhe e materialeve ndërtimore, nuk po ndalen kontratat për shitblerjen e patundshmërive, por edhe rritja e kredive banesore dhe konsumatore. Baza e të dhënave Numbeo tregon se një metër katror më shtrenjtë e paguajnë banorët e kryeqytetit të Sllovenisë, Lubjanës me 4277 euro për një banesë dy dhomëshe në qendër, përderisa e njëjta banesë në Zagreb arrin 3440 euro për metër katror. Çmime të larta paguhen edhe në Beograd me 3099 euro si dhe në Sarajevë me 1838 euro, që pasohen nga Podgorica me 1556 euro. Në qendrën e Shkupit, një metër katror i banesës dy dhomëshe kushton 1461 euro, në Prishtinë çmimi arrin në 1.365 euro. Çmimi mesatar i pronës brenda unazës kryesore të Tiranës arrin në 1300 euro.

    Në ndërkohë çmimet e patundshmërive edhe tek ngjashëm me mesataren e rajonit po shënojnë rritje, ndërsa po shënon rritje edhe tregu i patundshmërive nga 693 milionë euro në vitin 2020, në 914 milionë euro në vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e kadastrës.

    Nga ana tjetër, vetëm në vitin e kaluar, banesat në Maqedoni janë shtrenjtuar për 6.1 për qind. Rritja kanë shënuar edhe kontratat për shitblerje që kanë tejkaluar edhe nivelin e para pandemisë, tregojnë analizat Bankës Popullore. “Rritja e çmimeve të banesave, në një është pasqyrim edhe i faktorëve në anën e ofertës, siç janë rritja e shpenzimeve të materialeve të ndërtimit, si dhe të efekteve nga ana pandemisë ndaj ofertës së apartamenteve në vitin e kaluar”, thonë nga Banka Popullore.

    Nga atje shtojnë se janë anuluar një pjesë e punëve ndërtimore, si rrjedhojë e pandemisë, andaj ishte zvogëluar oferta e banesave të përfunduara në vitin 2020, ndërsa e njëjta në vitin 2021 vit shënoi rritje. Rritje të konsiderueshme shënojnë edhe lejet e lëshuara për ndërtim, që udhëzon për rritjen e mëtejshme të ofertës edhe periudhën e ardhshme. Kjo përcillet edhe me rritjen e numrit të banesave që nuk janë shitur shtojnë nga BPM. Njohësit e kësaj problematike thonë se shtrenjtimi i banesave sidomos në Shkup me afër 25 për qind, është vetëm pjesërisht i arsyeshëm. “Nga njëra anë çmimet janë fryrë për shkak të kërkesës së madhe, por edhe çmimeve që i ofrojnë pronarët e parcelave për ndërtim. Gjithashtu për shkak se vlera e parasë po bie, qytetarët po blejnë apartamente sepse mendojnë se ai është një investim i sigurt. Në të njëjtën kohë, ekziston kërkesa e madhe për dhënien e banesave me qira, ku nuk mund të përfitoni aq shumë, ndërsa edhe njerëzit nga jashtë Shkupit janë blerësit kryesor të apartamente në kryeqendrën e vendit”, vlerëson eksperti Nikolla Vellkovski. Sipas tij, mund të pritet ulje e caktuar e çmimeve të banesave kur do të fillojnë të bien edhe çmimet e energjenseve dhe ushqimeve.

    Në ndërkohë, është rritur në vitin e kaluar për 14 për qind, edhe kredi marrja për banesa si një nga burimet e financimit për tregtinë e pasurive të paluajtshme.

    Kushtet e volitshme të financimit, me shkallë të ulëta të kamatës si dhe rrezikshmëria më e ulët e kredive banesore në nivele të huaja që kanë nivelin më të ulët të kredive që kanë probleme me pagesën e rregullt me 0.6 për qind, janë faktorët që ndikojnë në rritjen e kreditimit të amvisërive, shpjegojnë nga Banka Popullore. Në periudhën e ardhshme lufta në Ukrainë dhe paqartësia që ajo e sjell për aktivitetet në ekonominë vendore si dhe inflacioni, janë faktorë të rreziqeve që mund të ndikojnë në tregun e patundshmërive. Banka Qendrore edhe në periudhën e ardhshme do të ndjekë me kujdes situatën në tregun e patundshmërive dhe rreziqet që ndërlidhen me të, dhe është e gatshme në rast nevoje të ndërmarrë masa të matura dhe të kujdesshme nëse shfaqet nevoja për diçka të tillë. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    NË HALL ME TË PAKËNAQURIT! Lufta brendapartiake te të “mëdhenjtë”

    Lajmi i rradhës

    “Kultura dhe globalizmi”, mbahet seminari i XVI Ndërkombëtar i Albanologjisë në UT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë