Sheqerinska: Rusia po realizon operacione hibride per destabilizimin e rajonit

    NATO me vëmendje është duke i ndjekur përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në proceset e brendshme në Ballkanin Perëndimor dhe Bosnjë Hercegovinë, deklaroi për FENA zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO Aleancës, zonja Radmilla Sheqerinska.

    Ajo theksoi se aktivitetet e këtilla paraqesin “model tipik rus të veprimeve” që është pjesë e arsenalit të tyre hibrid.

    “Me kujdes të shtuar jemi duke i ndjekur përpjekjet të ndikimit qëllimkeq të Rusisë, për t’u përzier në proceset e këtushme dhe rajonale. Pamë se si aktivitetet hibride ruse po përpiqen të shkaktojnë përçarje, duke përdorur pjesë të retorikës seceoniste, me qëllim që të shkaktojnë ndarjë në shoqëri dhe rajon. Ne jemi duke i ndjekur këto aktivitete”, ka paralajmëruar Sheqerinska.

    Lajmi Paraprak

    PZAP certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Bllacës përballen ende me mungesë të transportit publik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë