Sheshi i Tetovës i ngjan një sheshi të një fshati të madh, por jo të një qyteti

    Ka një kohë të gjatë që qyteti i Tetovës, ka humbur atë urbanen, shpirtin e qytetit, ka humbur atë që është estetikë. Është mbushur me beton i cili dita ditës po shtohet. Ndër dhimbjet kryesore që ka Tetova është pikërisht ky shesh, i cili, mbase i ngjan çdo sheshi të një fshati të madh, por jo sheshit të një qyteti”.

    Shumë kryetarë të Tetovës kanë premtuar se sheshi do bëhet i ngjashëm me qendrat evropiane, por premtimet asnjëherë nuk u realizuan. Banorët thonë se hapësira nuk i ngjan aspak sheshit të një qyteti.

    Ky i ngjan një sheshi Bangladeshi, veç kafshët na mungojnë nëpër qytet. Gjitha të këqijat na ndodhin këtu pa marrë parasysh se cili pushtet ka qenë ai apo ky. Veç na mashtrojnë neve qytetarëve dhe asgjë tjetër”, u shpreh një banor.

    Për fat të keq, ta kishim vetëm këtë problem do e zgjidhnim shpejtë, por kaos total kemi. S’ka institucion që nuk të shokojnë si bankomat. Shesh ky, aspak, nuk i ngjan një qyteti ky, as si shesh fshati nuk ngjan edhe në fshat ka ca rregulla këtu s`ka asgjë”, tha një banor.

    Sheshi në këtë gjendje ka mbetur si pasojë e mungesës së vullnetit për të bërë diçka të re dhe të bukur, thotë piktori Nehat Beqiri, i cili kujton sheshin e dikurshëm të qytetit.

    Ne kemi arkitekt që mundeshin ta ribënin atë shesh që ishte, sepse u prish diçka e bukur dhe u bë diçka që i ngjan vetëm një kasabaje që tregon për devastimin e vlerave. Jo vetëm sheshi, shiheni lumin. Kemi dy fakultete të arkitekturës në Tetovë, kështu që nuk mungon ideja për sende të reja, por mungon vullneti për to. Tetova nëse do të zhvillohet duhet patjetër të del prej lëvores, dhe të sheh ç`mund të bëj për të ardhmen, dhe jo të pyetet as gjenerata ime bile, por gjeneratat e reja, se atyre iu takon”, deklaroi Nehat Beqiri, piktor.

    U drejtuam edhe në komunë për të pyetur se kur do fillojë renovimi i sheshit të Tetovës, nga ku kreu i Tetovës Bilall Kasami, premtoi edhe një herë se pas përfundimit të projektit, ky shesh do nis të bëhet, por pa saktësuar kohën. Kasami është shprehur se, sheshi do zgjerohet me projektin e ri dhe do jetë me nënkalime që do përfundojnë para shtëpisë së kulturës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia rrezikon të përballet me epidemi të ujit

    Lajmi i rradhës

    Kurti, skeptik për idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë