Maqedonia rrezikon të përballet me epidemi të ujit

    Maqedonia rrezikon të përballet me epidemi të ujit, alarmojnë autoritetet shëndetësore në vend. Qendra e Shëndetit Publik në Shkup me të dhëna shqetësuese mbi cilësinë e ujit në katër lumenj të kryeqytetit, Vardar, Lepenc, Treska dhe Pçinje. Mjeku Lupço Kostadinovski thotë se mostrat e fundit kanë treguar për ndotje të shkallës së katër dhe të pestë. Sipas Kostadinovskit, nga inspektimet në terren më së shumti janë vërejtur mbetje nga materiale ndërtimore, kafshë të ngordhura si dhe mbeturina të ndryshme.

    “Në aspektin bakterial, uji është kategoria e katër ndërsa në aspektin kimik renditet në kategorinë e pestë. Kemi vërejtur që shtrati i lumit është i stërmbushur, uji është i turbullt. Vërehen mbetje inerte, kafshë të ngordhura, materiale ndërtimore dhe më të rrezikshmet që janë mbetjet plastike që shihen me sy të lirë. Derisa qytetarët me vetëdije hyjnë në ujërat e lumenjve për tu freskuar, ata duhet ta dinë se janë të ekspozuar ndaj alergjive të ndryshme, si reaksione në lëkurë mund të vijë deri në ndezjen e syve dhe veshëve  po ashtu mund të vijë deri në ndonjë epidemi e ujit, si diarre, vjellje”, deklaroi Lupço Kostadinovski, Mjek në Qendrën e Shëndetit Publik.

    Rezultatet janë të njëjta vite me radhë, ndërsa kjo nuk iu bën përshtypje institucioneve të cilat kanë për detyrë ta zgjidhin problemin.

    “Rezultatet ne i dorëzojmë deri te komunat dhe ata me ndihmën e inspektorëve komunal dalin në terren dhe ndërmarrin hapat e mëtejmë. Do doja të kishim më shumë bashkëpunim me komunat ne duhet të jemi krahu i djathtë i tyre sepse këshillat tona janë qëllim mira. Mendoj se kompetentët duhet të dalin nga zyrat e tyre , të dalin në terren dhe t’i mbarojnë detyrimet e tyre ditore. Nuk bëhet kjo punë me fushata vetëm një javëshe apo një muajshe”, shtoi Lupço Kostadinovski, Mjek në Qendrën e Shëndetit Publik.

    ALSAT kontaktoi tentoi të marrë përgjigje përse pastrimi i këtyre lumenjve mbetet me vite të tëra vetëm rekomandim i autoriteteve shëndetësore pa mos u ndërmarrë masa konkrete, por nga ndërmarrja “Ekonomizimi i Ujërave” nuk morëm përgjigje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gratë skenojnë më shumë se burrat, deri tani qytetarëve u janë kthyer 107,5 milionë euro nga “TVSh-ja ime”

    Lajmi i rradhës

    Sheshi i Tetovës i ngjan një sheshi të një fshati të madh, por jo të një qyteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë