Shfaqja artistike për liderët e BE | Koreografia e Angelin Preljocaj për Europën

    Liderët e Samitit të  procesit të Berlinit, janë pritur në një formë mjaft të veçantë nga kryeministri Edi Rama. Në sallën e kryeministrisë, është zhvilluar një balet bashkëkohor, i krijuar nga shqiptaro – francezi Angelin Prejlocaj.

    Koreografi u largua nga Shqipëria kur ishte ende në barkun e nënës së tij, por kurrë nuk e harroi vendin e origjinës. Franca e adoptoi. Ai gjendet këtu për t’ju uruar mirëseardhjen shkëlqesisë së tij Emanuel Macron”- tha Rama.

    Koreografia është krijuar për 24 orë, vetëm për samitin që mbahet përherë të parë në Shqipëri. Një balet, i cili në thelb të tij kishte, një miksim të tij me pikturën. 

    Shpalosja e kryeveprës së piktorit italian të shekullit të 17, Domeniko Çelini. “Rrëmbimi i europës” quhet piktura e njohur në të gjithë botën, miti i të cilës tregon se Zeusi e transformojë veten në një dem për të marrë Europën nga Roma matanë detit.

    Ballkani perëndimor pikturon BE-ja vallëzon, kështu u shpreh kryeministri Rama, mbi mënyrën e veçantë që u pritën liderët.

    Lajmi Paraprak

    Turqia dhe Greqia i nisin bisedimet, pas shumë vitesh tensione

    Lajmi i rradhës

    Shkolla e Vizbegut nuk hapet deri në fund të vitit 2023

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë