Shfuqizohet vendimi i shkallës së parë ndaj Alimit dhe Gurit

    Gjykata e Apelit në Shkup informon se në seancën e mbajtur me datë 12.07.2021 është pranuar ankesa e palës mbrotjëse të Ismet Gurit dhe Ejup Alimit për rastin “Titanik 3”, transmeton Alsat. Gjegjësisht Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer rastin në rigjykim nël Gjykatën Penale.

    Gjykata Penale kishte shqiptuar dënim prej 3 vjet e 6 muaj për të akuzuarit në lëndën “Titanik 3”,  Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Lënda “Titanik 3” ka të bëj me parregullsitë zgjedhore në Çair në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013.

    Lajmi Paraprak

    Dita Botërore e Hepatitit

    Lajmi i rradhës

    Nikolla Gruevski bëhet biznesmen | Regjistron kompani në Hungari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë