ShGM kërkon hetim të shpejtë nga MPB për sulmin ndaj gazetarëve të TV Alsat

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të kryejë hetim të shpejtë dhe efikas për sulmin e sotëm ndaj kolegëve tanë nga TV Alsat, Shkup.

    Përkatësisht, sot gjatë xhirimeve të sekuencave për promon e një emisioni në Çarshinë e Shkupit në një hapësirë ​​publike, kameramani dhe gazetaret Era Gjakova dhe Sara Hoxha janë sulmuar nga pronari i një berberie në Çarshinë e Shkupit.

    Sipas deklaratave të kolegëve tanë, teksa po filmonin inserte në çarshi për nevojat e emisionit, pronari, berber, ka dalë me gërshërë nga një prej dyqaneve dhe i është drejtuar me ofendime verbale dhe kërcënime me jetë, duke i shkaktuar dëmtime të dukshme në kokë kameramanit.

    Gjatë sulmit fizik janë dëmtuar edhe pajisjet e kameramanit. SHGM-ja menjëherë ka kontaktuar gazetaren e Alsat-it, Era Gjakova, e cila dukshëm e shqetësuar, ka konfirmuar ngjarjen dhe na ka dhënë informacion konkret se: Ekipi me të cilin po filmonin në terren është sulmuar pa arsye nga një person i panjohur, situata ka qenë e paparashikueshme dhe shumë shqetësuese, sidomos për kameramanin e sulmuar dhe gjithashtu për kolegen e saj Sarah Hoxha, e cila nuk është hera e parë që sulmohet, “pas sulmit, personi është kthyer në dyqan dhe më pas ka dalë sërish, por kur ka parë që kalimtarët tashmë ishin mbledhur për të ndihmuar dhe se një ekip policie ishte thirrur, ai ka ikur në drejtim të panjohur”.

    ShGM kërkon nga Ministria e Brendshme hetim të shpejtë dhe efikas në interes të gjetjes dhe sanksionimit të sulmuesit.

    Theksojmë se kërcënimet me jetë janë krime të parashikuara në Kodin Penal dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet urgjentisht t’i hetojnë dhe t’i procedojnë ato për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, por edhe për të parandaluar krime të tilla të mundshme në të ardhmen.

    Lajmi Paraprak

    Roli i mbipeshës tek sëmundjet që shkaktojnë plakjen e trurit

    Lajmi i rradhës

    Arsovska, nismë për përmendoren e Qosetos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë