ShGM: Media nuk duhet të pengohet për raportimin e ngjarjeve

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë njoftoi se gjatë mëngjesit një grup gazetarësh, fotoreporterësh dhe kameramanësh janë penguar sërish të raportojnë për një ngjarje në aeroportin e Shkupit nga shërbimet e sigurisë.

    Sipas njoftimit, gjatë promovimit të linjës ajrore Shkup – Sofje, përfaqësuesit e mediave vendase u distancuan qindra metra nga vendi i ngjarjes pa pasur mundësi të marrin deklarata apo të dokumentojnë pamje nga ngjarja e sotme. Në të njëjtën kohë, kameramanët që janë të punësuar në kuadër të institucioneve qeveritare si dhe gazetarët nga Bullgaria kanë pasur qasje në vetë aeroplanin pas aterrimit, si dhe kanë mundur të kontaktojnë me përfaqësues të delegacionit.

    “Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) vlerësojnë se është i papranueshëm trajtimi i tillë i ekipeve mediale të cilët paraprakisht kanë qenë të ftuar dhe të akredituar për ta ndjekur ngjarjen. Duhet të kuptohet se ata janë aty në detyrë për të raportuar në emër të publikut dhe se organizatorët e ngjarjes duhet të ofrojnë kushte të përshtatshme për punë. Nga ana tjetër, kameramanët e qeverisë dhe të punësuarit në PR shërbimin nuk guxojnë të kenë status të privilegjuar, sepse në këtë mënyrë bëhen konkurrencë e mediave dhe kjo mund të cenojë të drejtën e qytetarëve për informim”

    “Mediat vendase për këtë ngjarje kanë marrë ftesë përkatëse nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i tillë në aeroportin e Shkupit, ku kohë më parë në një ngjarje lidhur me ardhjen e refugjatëve nga Afganistani, zyrtarë të qeverisë incizuan video dhe i transmetuan në rrjetet sociale ndërsa gazetarët distancoheshin dhe pengoheshin të bënin punën e tyre”, thuhet në fund të njoftimit.

    Lajmi Paraprak

    MPJ bën thirrje që qytetarët e RMV-së t’i shmangin udhëtimet në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Mjegullnaja e projektit kinez në Kragujevc

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë