Shifra të frikshme të përdhunimeve në Kosovë, cak edhe të miturat

    Numër jo i vogël ngacmimesh e përdhunimesh po raportohen ditëve të fundit në Kosovë. Edhe përdhunimi i të miturave është në shifra të frikshme.

    Në Gjakovë u raportua një përdhunim, ku një i dyshuar nën ndikimin e alkoolit e ka detyruar të miturën të kryejë akt seksual.

    “E dëmtuara, edhe pse nuk kishte refuzuar të shkonte me të pandehurin në shtëpinë e tij, e njëjta ishte nën ndikimin e alkoolit, ku kishte konsumuar paraprakisht në një lokal, aty edhe ku ishte njoftuar me të pandehurin. Pasi ishte kthjellur nga alkooli, e kishte vërejtur vetën të zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, e po ashtu i kishte vërejtur edhe lëndimet, të përshkruara sipas raportit të ekzaminimit klinik mjekoligjor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, raporton RTV Dukagjini.

    Një tjetër rast i rënë ka ndodhur para disa ditësh edhe në Kamenicë ku ishte keqpërdorur seksualisht një 12-vjeçare.

    Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, i pandehuri M. J., dyshohet se gjatë këtij muaji, në Kamenicë, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe t’i vlerësoj pasojat e një marrëdhënieje të tillë.

    Me këto veprime, i pandehuri M. J. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Adelina Berisha nga Rrjeti i grave të Kosovës thotë se kur janë në pyetje të miturat vepra të tilla bëhen edhe më të rënda.

    Vetëm në shtat mujorin e parë të këtij viti është raportuar për 48 raste dhunimi, derisa gjatë vitit 2020 janë raportuar 64 raste të dhunimit seksual. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Elefanti bëri një sulm të rrallë fatal ndaj një krokodili, për të mbrojtur të voglën e saj (Video)

    Lajmi i rradhës

    Parehatia e demokracisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë