Shija e mërgimit | Çifti bjellorus rinis biznesin e djathit në Poloni

    Yulia Bachurynskaya dhe Alyaksey Kuchko kanë drejtuar një fermë të suksesshme të prodhimit të djathit në veri të Bjellorusisë. Tani dyshja ka rindërtuar biznesin në Poloni, duke ushqyer kryesisht emigrantët bjellorusë.

    Në vitin 2020, në të njëjtin vit që filluan shtypjet masive në Bjellorusi pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, përpunuesit e djathit, Yulia Bachurynskaya dhe Alyaksey Kuchko paketuan ato që mund të bartnin dhe u transferuan në Poloni.

    Bachurynskaya me kuaj në Poloni.
    Bachurynskaya me kuaj në Poloni.

    “Ne vendosëm t’i merrnim me vete kuajt dhe qentë”, thotë Bachurynskaya, duke shtuar se shpenzimet e transportit të kuajve për në Poloni ia vlenin, sepse kuajt “tashmë kishin kaluar shumë kohë me ne së bashku dhe ne ishim afruar”.

    Tre nga shtatë qentë e tyre iu dhanë miqve.

    Bachurynskaya duke shërbyer djathë në fermën e saj në Poloni.
    Bachurynskaya duke shërbyer djathë në fermën e saj në Poloni.

    Në dhjetor 2021, dyshja u larguan nga Bjellorusia. Qenve dhe kuajve të tyre u duheshin pasaporta dhe vaksina për ta kaluar kufirin; kuajt gjithashtu duhej t’u nënshtroheshin kontrolleve veterinare. Kuajt udhëtuan veçmas në një transportues, ndërsa katër qen të mëdhenj u futën në makinën e çiftit. Kafshët zunë aq shumë hapësirë sa Bachurynskaya dhe Kuchko u kufizuan të merrnin vetëm dy valixhe. Çfarëdo që ata nuk mund ta merrnin, e lanë në Bjellorusi ose e shitën.

    “Ne do të kishim qëndruar. Ne kishim një fermë të mirë, donim të investonim në të dhe ta zhvillonim atë, por disi nuk shihnim të ardhme”, shpjegon Bachurynskaya.

    Bachurynskaya me delet dhe dhitë që ajo dhe partneri i saj i blenë në Poloni.
    Bachurynskaya me delet dhe dhitë që ajo dhe partneri i saj i blenë në Poloni.

    Çifti shiti delet, dhitë dhe lopët e tyre dhe u bëri thirrje miqve në Poloni që t’u gjenin strehim të përkohshëm. Pasi pushtimi rus i Ukrainës bëri që miliona refugjatë të hynin në Poloni, u bë e vështirë për të gjetur strehim atje, veçanërisht në një pronë me tokë.

    “Më duhej të kërkoja shumë, të udhëtoja dhe të mësoja polonisht shpejt”, tregon Bachurynskaya.

    Përfundimisht, bjellorusët gjetën një shtëpi me qira jo shumë larg Krakovit, së bashku me 3 hektarë tokë. Tani ferma e tyre është e populluar me kuajt dhe qentë e tyre “bjellorusë”, si dhe 20 dele dhe 18 dhi që ata blenë në Poloni.

    Djathi "Halloumi" i bërë në tokën polake.
    Djathi “Halloumi” i bërë në tokën polake.

    Në fillim, “si në çdo fshat apo në çdo vend”, thotë Bachurynskaya, banorët vendas ishin të matur ndaj të panjohurve. Por, së shpejti ata erdhën për të vizituar bjellorusët.

    “Disa sollën patate, disa panxhar, sepse ishte sezoni i perimeve. Tani jemi pranuar”, thotë ajo, “sepse nëse i trajton mirë njerëzit, ata do t’ju trajtojnë në të njëjtën mënyrë”.

    Llojet e djathit të prodhuar nga emigrantët bjellorusë.
    Llojet e djathit të prodhuar nga emigrantët bjellorusë.

    Kafshët e bjellorusëve, madje, ndihmojnë pronarin e tokës. Pronari polak nuk jeton në fshat, por është i detyruar ta kositë barin në tokën e tij, sipas ligjit polak.

    “Kafshët tona po e ‘kositin’ barin për të. Dhitë dhe delet e kullosin barin pothuajse deri në rrënjë”, thotë ajo.

    Për të kursyer për kositjen e barit, “fqinjët tanë po kërkojnë që kafshët tona të kullosin edhe në tokën e tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë përpunuesja e djathit.

    Bachurynskaya thotë se polakët në rajonin e tyre të adoptuar të Malopolskas, janë relativisht konservatorë në përzgjedhjet e tyre të djathit dhe priren të qëndrojnë pas një grushti djathërash tradicionalë polakë.

    Lloje të ndryshme djathi të bëra nga Bachurynskaya dhe Kuchko.
    Lloje të ndryshme djathi të bëra nga Bachurynskaya dhe Kuchko.

    “Bjellorusët janë më aventurierë me të provuarit e llojeve të reja dhe të pazakonta të djathit, kështu që ne po fokusohemi te konsumatorët bjellorusë, aktualisht”, thotë Bachurynskaya.

    Sipas djathëbërësve, llojet e djathit feta dhe mocarela janë të kërkuara gjatë muajve të ngrohtë.

    “Vera është stina e sallatave, perimeve dhe domateve. Djathërat e lehtë shkojnë mirë me të gjitha këto. Bjellorusët e duan Halloumin. Halloumi është i mirë, sepse e ruan formën e tij kur skuqet në tigan”, shpjegon Bachurynskaya.

    Bachurynskaya duke ushqyer kafshët.
    Bachurynskaya duke ushqyer kafshët.

    Bachurynskaya ripërpunoi recetën klasike të Halloumit në Bjellorusi, duke i shtuar përbërës vendas për sy dhe shije. Kur boronicat iu shtuan Halloumit të tyre, djathi u bë shumë i kërkuar nga bjellorusët.

    Çifti aktualisht po punon për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm që do t’i lejojë ata t’i shesin djathërat e tyre në panaire dhe në tregun e Polonisë.

    Qumështi nga kafshët e tyre duhet të kalojë teste të ndryshme për cilësi, por Bachurynskaya thotë se në Poloni “nuk është aspak e vështirë, sepse këtu zyrtarët nuk kërkojnë t’ju ndëshkojnë në çdo rast, por vetëm për të shpjeguar, ndihmuar dhe paralajmëruar .”

    Gatime me gjizë e të lyera me çokollatë, janë të preferuarat në Bjellorusi.
    Gatime me gjizë e të lyera me çokollatë, janë të preferuarat në Bjellorusi.

    Deri më tani, tregu kryesor për djathërat e çiftit janë bjellorusët, si në Poloni ashtu edhe gjetkë, duke përfshirë Lituaninë, Gjermaninë dhe Zvicrën. Bjellorusët morën gjithashtu porosi për gatime me gjizë të veshur me çokollatë.

    “Ne nuk i kishim bërë ato më parë, kështu që vendosëm t’i provonim”, thotë Bachurynskaya. Çifti e bazoi recetën e tyre në një standard të epokës sovjetike, por uli përmbajtjen e sheqerit.

    “Ne bëjmë ushqime me gjizë të veshura me çokollatë të zezë, të bardhë dhe me qumësht, si dhe shtresë portokalli ose manaferre”, shpjegon ajo.

    Gatimet e bëra me gjizë dhe të lyera me çokollatë.
    Gatimet e bëra me gjizë dhe të lyera me çokollatë.

    Djathëbërësja thotë se disa bjellorusë porosisin ushqime me gjizë — një ëmbëlsirë e njohur në Bjellorusi — si dhurata për kolegët e tyre polakë.

    “Shumë nga klientët tanë janë bërë miqtë tanë përgjatë viteve. Disa nga ata që ishin klientët tanë në Bjellorusi, tani janë edhe këtu në Poloni. Ata blejnë djathërat tona dhe vijnë për të na përshëndetur”, thotë Bachurynskaya. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Malli

    Lajmi i rradhës

    Askush plotësisht i kënaqur me Projektligjin për lirinë fetare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë