Malli

    Lasgush Poradeci

    Syri i bukur që t’u mvrenjt
    Syri yt që më lëndon
    Do më lërë a vonë a shpejt,
    Do më lërë a shpejt a vonë.

    Sapo shpirti m’u delir
    Shpirti im i nxirë krejt
    Do më lërë me pahir
    Syri i bukur qe t’u mvrenjt

    E do mbetem përnjemend
    Varfanjak si mbret pa fron:
    Mbretëresha që më cmend
    Do më lërë a shpejt a vonë
    Do më lërë a vonë a shpejt,
    Do me lërë a shpejt a vonë,
    Syri i bukur qe t’u mvrenjt
    Syri yt që më lëndon.

    Do më lërë…A! por si
    Qofë ahere ose tani
    Do të qaj aq dashuri
    Që do humb me mall te ti?

    Mua mendja s’m’a kupton,
    Mua syri s’ma veshtron
    Po fillon edhe vajton,
    E kullon, kullon, kullon:

    Mall! o mall! që vjen e shkon!

    Vjen e shkon e prapë vjen,
    Mall qe len nga perëndon:
    Len e vjen e zjen e bren:
    Malli mallin më s’e gjen…

    Lajmi Paraprak

    Lënda ushquese që mbron qelizat e trupit nga dëmtimi

    Lajmi i rradhës

    Shija e mërgimit | Çifti bjellorus rinis biznesin e djathit në Poloni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë