Shilegov: VMRO-DPMNE i përçmon shkupjanët me kandidimin e Arsovskën

    Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp foli edhe për kundërkandidatët e tij në zgjedhjet që do të mbahen më 17 tetor.

    Ai kritikoi VMRO-DPMNE-në për shkak se për një kohë të gjatë ka pasur kryetar në Shkup.

    “Më vjen keq që VMRO-DPMNE përçmon shkupjanët. Ata krijuan deviacione dhe janë të vetëdijshëm se nuk mund të dalin para qytetareve me kandidat të tyre. Pse Arsovska turpërohet të thotë se është VMRO-DPMNE”, tha Shilegov.

    Ndryshe, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski gjatë ditës së djeshme njoftoi se partia e tij do të mbështesë Arsovskën për kryetare të Shkupit.

    Lajmi Paraprak

    OBSH dhe UNICEF thirrje Europës: Shkollat duhet të qëndrojnë të hapura

    Lajmi i rradhës

    SHBA do të takohet me aleatët për Afganistanin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë