Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski thotë se Petre SHilegov deri në fund të mandatit shton edhe shtëpinë luksoze prej 306 metre katrorësh.
“Në Shkup asgjë nuk ndërtohet, por Shilegov ka shtëpi luksoze, shtëpizë në Mavrovë dhe tani renovon dhe rindërton shtëpi luksoze në Shkup prej mbi 300 metre katrorësh”, tha në konferencë për shtyp Stoikovski.
Sipas tij, Shilegovit i përfundon mandati me tre banesa prej 300 metre katrorë, shtëpi luksoze në Shkup dhe shtëpizë në Mavrovë.
“Se ekonomia bie poshtë nuk do të thotë se Shilegov nuk din çfarë është ndërtimi dhe se në Shkup nuk ndërtoeht”, tha mes tjerash Stoikovski.