Në kuadër të TIFF ODA janë realizuar edhe një sërë projektesh, si punëtori, ligjërata, trajnime, etj edhe atë nën ombrellën e OPEN AIR CINEMA/CINE MOBILE – KINEMAJA SHËTITËSE.
Ideja kryesore e këtij projekti është që nëpërmjet kinemasë shëtitëse te krijojmë vetëdijen për repertoar të kinemasë në qytete ku nuk ka kinema, në qytete të tilla siç jane: Struga, Dibra, Kërçova, Gostivari, Tetova. Në këto vende nuk ka kinema, nuk funksionon kinemaja si rezultat i mungesës së infrastrukturës.
Qëllimi i OAC
Inicimi dhe zhvillimi i jetës kulturore në strukturat e nivelit lokal si dhe bashkëpunimin në nivel qendror dhe ndërkombëtar.
OAC koordinon dhe përshtat aktivitetet kulturore ne rajon dhe ka për qëllim arritjen e mesazhit artistik dhe detyrave në zhvillimin e shëndoshë dhe cilësor, si ndërtimin e identitetit kulturor.
OAC inicon zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe ngritjen e vetëdijes për të drejtat e tyre, qe ju takojnë me ligj. Nisma për përdorimin e mënyrave te reja, gjegjësisht promovimin e vlerave kulturore.
Rezultatet:
- Aftësimi dhe promovimi i studentëve të rinj nga fusha e teatrit, kinematografisë, muzikës, animacionit, etj;
- Ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe publikut të gjëre për fëmijët me nevoja të veçanta;
- Promovimi i kulturave të ndryshme;
- Promovimi i vlerave vendase;
- Promovimi i vlerave filmike/teatrale.
Aktivitetet kryesore
Punëtori në fushën e animacionit: Johan Zhonga;
Punëtori në fushën e teatrit-kukullave: Darko Kovacovski;
Punëtori në fushën e teatrit: Sabedin Selmani;
Punëtori në fushën e filmit: Berat Asani.
“Projeksionimi i filmave për fëmijë dhe moshave madhore në tema të caktuara. Me shpresë se aktivitetet tona nga viti në vit, kryesisht do të zgjerohen në pjesën veriperëndimore si në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë dhe Strugë”, thonë nga OAC. /Nistori/
Sonte në Tetovë fillon festivali “TIFF ODA”. Drejtuesit e këtij festivali bëjnë thirrje deri te qytetarët që të respektojnë protokollet kundër Covid-19, si mbajtja e maskës, posedimi i certifikatës së vaksinimit, testi RT-PCR negativ (jo më i vjetër se 72 orë), dëshmi se personi e ka kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit, njofton Nistori.
Përndryshe, hapja e festivalit do të bëhet me premierën e filmit “I treturi” me regji të Arben Thaçit. Festivali do të zgjasë deri më 3 shtator, 2021. Janë paraparë të jepen 13 filma premierë të metrazhit të gjatë dhe dhjetëra të shkurtër, si dhe do të ketë program të veçantë për fëmijë. Hyrja është falas. /Nistori/