Shkaku i aksidentit të mbrëmshëm tragjik në Kërçovë ishte shpejtësia e madhe!

    Vetura e policisë, Tetovë / Fotografia: Nistori

    Shpejtësia e madhe dhe e pa përshtatur me kushtet e rrugës, ishte shkak i aksidentit të mbrëmshëm tragjik në Kërçovë, ku jetët i humbën tre persona, dy prej të cilëve nga Kërçova, çifti Hadi dhe Besa Emini, të cilët pas vetes lanë tre fëmijë si dhe shoferi i makinës tjetër e cila dyshohet të ketë lëvizur me shpejtësi të madhe 64 vjeçari Z.D, nga Kërçova, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit.

    “Mbrëmë në magjistralen Kërçovë – Gostivar, në vendin e quajtur “Pusi i Seferit”, ka ndodhur një aksident trafiku mes veturës së tipit Mercedes me tabela të Kërçovës dhe e drejtuar nga 64 vjeçari Z.D. nga Manastiri, makina e tipit Ford, me tabela të Kërçovës e drejtuar nga 63 vjeçari A.R., nga Kërçova, dhe makina e tipit Opel, me targa të Kërçovës e drejtuar nga H.E., 38 vjeç nga Gostivari. Në vend ngjarje kanë ndërruar jetë vozitësit Z.D., dhe H.E., ndërsa bashkë udhëtarja B.E., 38 vjeçe nga Gostivari, ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Kërçovës. Në mesin e tetë bashkëudhëtarëve që u lënduan rëndë, pati edhe tre fëmijë”, thonë nga SPB Ohër.

    Prokuroria njoftoi se në vendngjarje është kryer ekspertizë dhe po merren të gjitha masat për të zbardhur ngjarjen. Ministri i Brendshëm Toshkoski, nga Ohri tha se numri i aksidenteve fatale në vend është alarmant. Ai paralajmëroi forcimin e masave të sigurisë.

    “Sipas informatave të para që mora, bëhet fjalë për shpejtësi të madhe të vozitjes kundrejt kushteve të rrugës nga ana e njërit prej pjesëmarrësve në aksident i cili për fat të keq ndërroi jetë. Numri i aksidenteve të trafikut këtë vit në tre mujorin e parë është afërsisht njëjtë sikurse numri i vitit të kaluar, por më duhet të them patjetër që këta numra janë katastrofal krahasuar me standardet evropiane që i kemi analizuar dhe në të ardhmen maksimalisht do duhet të fokusohemi që sa më shumë ta qetësojmë trafikun në gjitha aspektet dhe implementimin e projektit Safe City që nisi fillimisht në Shkup, Kumanovë e Tetovë”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

    Personat e lënduar, edhe pse disa më lëndime të rënda, sipas autoriteteve nga Spitali i Kërçovës dhe i Shkupit, ku po trajtohen, janë jashtë rrezikut për jetën. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Këto ditë, kam hasur situata mjerimi ekonomik dhe njerëzor” mesazhi i Gjergj Metës

    Lajmi i rradhës

    Mungesa e fuqisë punëtore — kërkohet të kthehen të kualifikuarit tashmë në pension

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë