Akullnaja më e madhe në botë është shkëputur nga Antarktida

    Një akullnajë gjigante, katër herë më e madhe se Nju Jorku, u shkëput nga Antarktida dhe tani po noton në Detin Weddell.

    Kështu është bërë akullnaja më e madhe në botë që do të notojë nëpër det të hapur, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).

    Akullnaja, të cilën shkencëtarët e quajnë A-76, u fotografua kohët e fundit nga sateliti Copernicus Sentinel-1 i ESA.

    Hapësira e saj është 4.320 kilometra katrorë, është e gjatë 175 kilometra dhe e gjerë 25 kilometra.

    Për krahasim, zona e New York City është 1,213 kilometra katrorë, dhe ishulli spanjoll i Majorka ka një sipërfaqe prej 3,640 kilometra katrorë.

    ESA tha që ajsbergu u pikas për herë të parë nga Keith Makinson, një oqeanograf polar javën e kaluar dhe kjo është konfirmuar nga Qendra Kombëtare e Akullit e SHBA-së duke përdorur imazhet Copernicus Sentinel-1 të ESA.

    Pjesa e madhe e akullit tani njihet zyrtarisht si A-76. Emri mund të tingëllojë pak i mërzitshëm për ajsbergun më të madh në botë, por bazohet në shkencë. 

    Lajmi Paraprak

    Shefqet Krasniqi ngre padi për shpifje ndaj dy mediume të Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Gabimet më qesharake të portierëve në historinë e Premier League (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë