Shkencëtarët kanë publikuar imazhin më të detajuar deri më tani, pra me rezolucionin më të lartë, të një atomi individual, dhe kështu thyen rekordin nga viti 2018.
David Muller i Universitetit Cornell në New York dhe kolegët e tij bënë këtë foto të mahnitshme duke përdorur pytchography, një metodë e kompjuterizuar e imazhit mikroskopik gjatë së cilës ata rrezatuan me kristal PrScO3 dhe më pas vizualizuan format e atomeve nga të cilët ishin shpërndarë bazuar në këndet e elektronet e shpërndara.
Pse nuk mund ta shohim atomin?
Siç vihet re menjëherë, ky imazh është shumë i ndryshëm nga përshkrimi klasik i atomeve që kemi parë në librat tanë të shkollës së mesme.
Imazhi i bërthamës rreth të cilit elektronet rrotullohen (orbita) është vetëm një ilustrim i asaj që po ndodh.
Deri më tani, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të kapin vetëm atomet si “topa”, transmeton Telegrafi.
Domethënë, drita e dukshme nuk është një mjet i mirë për shikimin e atomeve sepse gjatësia e valës së saj është shumë më e madhe se vetë atomet.
Në mënyrë që forma të jetë qartë e dukshme, ajo duhet të jetë më e madhe se gjatësia e valës së dritës. Pra, edhe pse atomet mund të pasqyrojnë dritën e dukshme, duke qenë se ato janë më të vogla se ajo, ne shohim vetëm diçka që i ngjan një pike të paqartë. Për një imazh më të saktë të një atomi të vogël, nevojiten mikroskopë të veçantë dhe teknika speciale të imazhit – të tilla si pikhografia.
Imazhi i mëparshëm më i hollësishëm i atomit (foto më poshtë) u botua gjithashtu nga shkencëtarë nga Cornell, dmth. Muller dhe kolegët e tij, dhe kjo foto hyri në Librin e Rekordeve Guinness si një imazh mikroskopik me rezolucionin më të lartë.