Studimet: Helmi i bletës vret qelizat e kancerit të gjirit në laborator brenda një ore

    Helmi i bletës mund të vrasë qelizat e kancerit të gjirit në laborator, sipas disa  hulumtimeve.

    Potenciali i substancës helmuese për trajtimin e sëmundjes u raportua për herë të parë në një botim të vitit 1950 të revistës Nature, me shkencëtarët që demonstruan se helmi zvogëlonte rritjen e tumorit tek pacientët.

    Me interesin për efektin terapeutik të helmit që po lulëzon në 20 vitet e fundit, një ekip nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore Harry Perkins në Perth e testoi atë në lloje të ndryshme të kancerit të gjirit .

    Ata zbuluan se helmi i bletës shkatërroi me shpejtësi qelizat e kancerit të gjirit trefish negativ dhe të pasuruar me HER2; ish e cila është tejet e vështirë për të trajtuar.

    Helmi i bletës përmban një përbërës të quajtur melittin, i cili “shkatërroi membranat e qelizave të kancerit brenda 60 minutave” duke ndërhyrë në rrugët që indet malinje përdorin për të replikuar.

    Një përqendrim specifik i helmit çoi në vdekjen 100% të qelizave të kancerit, ndërsa kishte “efekte minimale” në indet e shëndetshme, sipas shkencëtarëve.

    “Ky është një vëzhgim tepër emocionues se melitina, një përbërës kryesor i helmit të bletës, mund të shtypë rritjen e qelizave vdekjeprurëse të kancerit të gjirit, veçanërisht kancerin e gjirit trefish negativ,” tha autori kryesor Dr Ciara Duffy.

    Lajmi Paraprak

    Si matet tek ushqimet indeksi i Glicemisë

    Lajmi i rradhës

    Vriten dy anëtarë të PDK-së në Pejë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë