Tre shkencëtarë ndajnë Çmimin Nobel për Kimi

    Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë dy amerikanëve, Carolyn Bertozzi dhe Barry Sharpless, si dhe danezit, Morten Meldal, për krijimin e një forme më funksionale të kimisë.

    Sipas jurisë, ata janë nderuar për zbulimin e reaksioneve që u mundësojnë molekulave të krijojnë komponimet e dëshiruara.

    Kjo mënyrë studimi besohet se ofron më shumë njohuri për qelizën.

    Ky është çmimi i dytë Nobel për 81-vjeçarin, Sharpless, i cili është nderuar me këtë çmim edhe më 2001.

    Java e ndarjes së Çmimeve Nobel ka nisur më 3 tetor me çmimin për mjekësi.

    Në ditët në vazhdim do të ndahen çmimet Nobel për Paqe, Letërsi, Kimi dhe Ekonomi.

    Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve mbahet më 10 dhjetor, për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit (1833-1896).

    Ai njihet për shpikjen e dinamitit. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Niveli i strehimit të kafshëve të rrugës në RMV mbetet dëshpërues

    Lajmi i rradhës

    “The Times” prezanton 12 vende për të mos i humbur në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë