Shkëndija nuk ia doli të nxjerrë rezultat pozitiv nga përballja me sllovenët e NSH Murës

    Bobiçanec i NSH Murës duke shënuar penaltinë në përballjen Shkëndija – NSH Mura (0-1). Foto: Lirim Shabani

    Me një penalti për kundërshtarin, shumë mundësi shënimi dhe një penalti të huqur, përfundoi në Shkup ndeshja futbollistike, e vlefshme për kualifimin në Champions League, ndërmjet Shkëndijës dhe NSH Murës.

    Ekipi slloven kaloi në epërsi në minutën e 28-të me penaltinë e shënuar nga Luka Bobiçanec, shkruan Nistori.

    Një penalti për Shkëndijën nuk u realizua nga Besart Ibrahimi, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar futbollistik.

    Mirëpo, ritmi i lojës vazhdoi me dominimin e plotë të kuqezinjve. Ata arritën të krijojnë shumë raste, por pa arritur të nxjerrin ndonjë rezultat pozitiv. Loja e kthimit luhet më 13 korrik në Slloveni.

    Pas ndeshjes, trajneri Ernest Gjoka tha se statistikisht klubi që ai drejton ishte më i mirë.

    “Duke treguar statistikat del se kemi qenë më të mirë se kundërshtari në lojë. Futbolli është i tillë, po nuk shënove, nuk arrin të zhbllokohet skuadra. Ne e kemi potencialin për përmbysje dhe do shkojmë në Slloveni ta kërkojmë atje fitoren“, tha Gjoka.

    Ndërkaq, Mevlan Murati, ndër më të spikaturit e natës së mbrëmshme deklaroi se pa marrë parasysh rezultatit, gjithçka mbetet e hapur.

    “Ne bëmë maksimumin tonë, gjithë ekipi dha maksimumin ndaj Mura-s dhe besoj se me atë që treguam sot ndeshja akoma është e hapur. Besojmë shumë në ndeshjen e kthimit dhe nga Sllovenia të vijmë me rezultat pozitiv“, thekson Murati.

    Në lidhje me ndeshjen e kthimit, trajneri Gjoka shprehet se Shkëndija duhet të tregojë tjetër vendosmëri.

    “Në ndeshjen e kthimit duhet të interpretojmë të njejtën lojë, duhet të kërkojmë më shumë dhe duhet të jemi të qetë para portës që të shënojmë. Në qoftë se do të arrijmë të shënojmë, atëherë skuadra do të ketë tjetër performansë në fushë“, shtoi Gjoka. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    11 VITE PUNË PËR NJË TEATËR! “Avullohen” 20 milionë denarë për Teatrin e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    ‘Ndryshon ekuilibrin e fuqisë detare’ | Greqia kundër shitjes së nëndetëseve gjermane për Turqinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë