Shkodranët solidarizohen me kërkesat e studentëve në RMV për provimet në shqip

    Studentë, intelektualë, aktivistë dhe qytetarë të Shkodrës morën pjesë në një marshim sensibilizues në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të zhvillojnë provimet në gjuhën shqipe si një e drejtë legjitime, raporton Botasot.

    Me pankarta në duar, ata marshuan në qendër të qytetit në shenjë solidariteti.

    “Sot janë mbledh studente, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të dhomës së avokatisë Shkodër në lidhje me mbështetjen e studentave Shqiptar në maqedoninë e Veriut, që kërkojnë që provinet e tyre shtetërore të zhvillohen në gjuhën amëtare, gjuhën Shqipe”.

    “E drejta e arsimit është një e drejtë që buron nga konventa evropiane e të drejtave të njeriut dhe nga protokolli numër dy i kësaj konvente të cilët i japin një detyrim cdo shteti për të arsimuar cdo individ . E drejta po ashtu për tu arsimuar në gjuhën tënde amtare është një e drejtë që po ashtu mbrohet nga këto akte ndërkombëtare dhe studentët Shqiptarë nuk kërkojnë asgjë më tepër se respektimin e ketyre të drejtave që janë të mbrojtura nga këshilli i evropës dhe bashkimi europian.”

    “Jemi në mbështetje të Shqiptarëve të Maqedonis e sidomos studentave që ta bajnë provimin e tyre në gjuhën Shqipe.”

    “Mendoj se pavarësisht se ne si student dimë shumë gjuhë të botës , gjuha Shqipe mbetet një nga gjuhët më të vështira dhe më të rëndësishme të popullit Shqiptar”, janë shprehur kështu disa qytetarë.

    Marshimi u mbyll në sheshin pranë Bashkisë së Shkodrës, ndërsa në ditët në vijim priten edhe angazhime të tjera në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski “thumbon” profesorët: nuk punoni, kërkoni paga të larta

    Lajmi i rradhës

    Avokati Stafa e pranoi fajësinë dhe i hapi rrugë hetimeve ndaj gjyqtarit Ristov

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë