Shkolla fillore më e madhe në Strugë, funksionon pa pedagogë shqiptarë

    Shkolla fillore më e madhe në Strugë, “Vëllezërit Miladinov”, funksionon pa pedagog shqiptar, me 1160 nxënës, shumica e të cilëve mësimin e ndjekin në gjuhën shqipe. E njëjta situatë është edhe në shkollën e fshatit Labunistë, ku vitet e fundit numri i nxënësve që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe është në rritje.

    Ndërkohë nxënësit shqiptarë komunikojnë me pedagogun maqedonas.

    Dukuritë e tilla nuk nënkuptojnë përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe të atyre gjuhësore, thotë profesori universitar Agim Poshka.

    Probleme të ngjashme ka edhe në shkollat e tjera në Strugë. Diku ka psikolog shqiptar, por nuk ka pedagog dhe anasjelltas. Alsat pyeti në komunën e Strugës se çfarë po bëjnë për të zgjidhur problemin me mungesën e kuadrove të tilla, por nuk morëm përgjigje. 

    Lajmi Paraprak

    A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?

    Lajmi i rradhës

    Joshja e çuditshme e popujve nga udhëheqësit autoritarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë