Shkolla “Kikish” në Tetovë rrezikon të mbetet pa nxënës shqiptarë

    Shkolla Andrea Saveski Kikish rrezikon të mbetet pa nxënës shqiptarë, ndërsa mësimdhënësit rrezikojnë të mbeten pa punë. Një pjesë e madhe e prindërve nuk i dërgojnë fëmijët në këtë shkollë, pasi ata mund të mësojnë aty vetëm deri në klasën e pestë, jo edhe deri të nëntën.

    Drejtoresha e shkollës Dijana Cenoska arsyetohet me mungesën e klasave të lira dhe numrin e ulët të nxënësve. Por mësimdhënësit e thonë të kundërtën. Sipas tyre ka mjaftueshëm klasa dhe kushte, por mungon vullneti për zgjidhjen e problemit.

    “Për vazhdimin e mësimit deri në klasën e nëntë kushte ka në shkollë, katër klasë janë të zbrazëta në ndërrimin e para ditës dhe kushtet janë, por kur kemi bë kërkesë në drejtori na janë përgjigjur se numri i nxënësve është tejet i vogël dhe për këtë nuk mund mbahet mësimi deri në klasë të nëntë. Në klasën e parë janë të regjistruar për momentin vetëm tre nxënës që ndjekin mësimin këtu dhe normal me këtë numër të vogël mund të mbyllen paralelet shqipe në këtë shkollë”, tha Valbona Ibraimi, arsimtare në Sh F “Andrea Saveski Kikish”.

    Me këtë problem është njoftuar edhe sektori për arsim të komunës së Tetovës.

    “Për këtë vit nuk besoj se do bëhet, sepse në vazhdimësi nuk kemi pasur numër të caktuar të nxënësve në atë shkollë, por besoj se me rritjen e numrit të nxënësve dhe me rritjen e regjistrimeve të nxënësve me respektim të rajonizimit, në të ardhmen do drejtohemi me kërkesë tek Ministria për Arsim dhe shkencë që mësimi në këtë shkollë të vazhdohet deri në klasën e nëntë”, u shpreh Nazmi Dauti, shef i sektorit për arsim të komunës së Tetovës.

    Ndërkohë prindërit kanë apeluar që të dërgohen sa më shumë fëmijë në këtë shkollë.

    “Kjo shkollë ka kushte shumë të rregullta shumë të mira, dhe ne duhet nxënësit që gravitojnë në këtë lagje të sillen këtu. Përse të shkojnë të grumbullohen në shkolla tjera”, thotë një prind.

    Në këtë shkollë, viteve të fundit, kanë mbetur vetëm pesë klasa me nga 7 deri në 12 nxënës shqiptarë, ndërsa në klasë të parë, në vitin vijues, janë regjistruar vetëm tre nxënës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A do të vazhdohen kontratat e Dembeles dhe Gavit?

    Lajmi i rradhës

    Të çliruar nga pandemia | Myslimanët në mbarë botën festojnë Fiter Bajramin!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë