Shkolla në krizë: probleme nga Çashka në Nerovë, vit i vështirë për arsimin

    Një shtatori i vitit 2024 për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut dukej sikur filloi pa probleme pasi pas shtatë vitesh, viti shkollor nisi me dorëzimin në kohë të teksteve shkollore në të gjitha shkollat fillore në vend, shkruan gazeta Koha. Por edhe këtu kishte mangësi pasi mungonin tekstet e gjuhëve të huaja. Për shpërndarjen e teksteve reaguan edhe nga qeveria nga ku thanë se “MASH u dorëzoi të gjithë nxënësve 360.000 kopje të teksteve dhe materialeve mësimore të miratuara”, ndërsa për mungesën e teksteve për gjuhët e huaja nga atje fajin e hodhën në qeverinë e kaluar duke theksuar se “për shkak se udhëheqja e kaluar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës anuloi procedurën e prokurimit publik, vendimi është në fazën e ankesës e cila është ende në vazhdim”.

    – SHKOLLA NË ÇASHKË. Pak kohë pas fillimit të vitit shkollor, u rikthye problemi me nxënësit shqiptar në Çashkë, të cilët ishin pa shkollë në gjuhën shqipe, kjo pasi ndërtimi i shkollës së re “Dituria” e paralajmëruar nga Qeveria e kaluar, ende nuk kishte filluar, ndërsa në shkollën “Todor Janev” përsëri nuk u lejua të mësonin në gjuhën shqipe, por vetëm në atë maqedonase.

    – ABETARJA E UNIFIKUAR. Reagime ka pasur edhe në lidhje me “Abetaren e Unifikuar”, e cila ka shkaktuar përplasje dhe akuza mes partive, ku sipas BDI-së, VLEN është ajo që e ka ndaluar përdorimin e “Abetares së Unifikuar”, derisa reagimi i VLEN-it ka qenë i shpejtë dhe i ashpër. Ata e kanë quajtur këtë akuzë të pavërtetë dhe kanë sqaruar se Ligji për tekstet shkollore ka ekzistuar më herët, dhe ndryshimet që janë bërë nuk kanë qenë në lidhje me Abetaren. Megjithatë, edhe pse u quajt Abetare e Unifikuar, e njëjta nuk ishte në plan-programin për arsim fillor.

    – HIMNI NË SHKOLLA. Temë tjetër jo e dëshirueshme ka qenë edhe vendimi për të bërë të obligueshëm intonimin e himnit maqedonas në shkollat e mesme. Ky vendim shkaktoi shumë debate dhe reagime nga partia opozitare, e cila e kundërshtoi ashpër. Megjithatë, ky vendim nuk u zbatua pasi ka pasur kundërshtime të forta dhe tensione në lidhje me këtë çështje.

    – SHKOLLA E NEROVËS. Nën arsyetimin se nuk ka leje ndërtimi, objekti i ndërtuar nga vetë banorët u rrezikua që të rrënohej edhe pas refuzimit të institucioneve për ndërtimin e objektit të ri pasi i vjetri nuk i përmbush kushtet për mësimin e 120 nxënësve, por pas inspektimit të përfaqësuesve nga MASH, u konstatua se objekti i vjetër nuk është në gjendje të mirë dhe nevojitet ndërhyrje për përmirësimin e kushteve, ndërsa sa i përket objektit të ri nga atje kanë thënë se MASH nuk ka marrë pjesë në punimet ndërtimore dhe nuk mund të jap pëlqimin për transferimin e fëmijëve atje.

    Lajmi Paraprak

    Vendet fqinje “mbrojnë” të arratisurit si Grubi, Kovaçevski dhe Bajrami?!

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV nën presion: rritja e çmimeve po i boshatis xhepat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë