Për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore, nxënësit në Shkup dje janë lëshuar herët në shtëpi. Prindërit u njoftuan nga mësuesit e klasës se do të humbasin disa orë mësimore, përcjell Nistori.
Disa prindër i morën fëmijët nga kopshtet më herët, edhe pse disa prej tyre kishin kondicioner të ndezur.
AD ESM informoi se për shkak të rritjes së humbjeve të ujit në rrjetin e shpërndarjes së ngrohjes, disa konsumatorë do të kenë ulje të furnizimit të energjisë termike.
Ata shtuan se po punohet që sa më shpejt të bëhet furnizimi i rregullt me ngrohje të konsumatorëve, por nuk ka një afat të saktë se kur do të tejkalohet defekti. /Nistori/