SHUMË AKTIVITETE PA EFEKT! Ngec riciklimi i mbeturinave në Dibër

    Fotografia: Ilustruese

    Pushteti vendor në Dibër, ndërmarrja komunale si dhe shoqatat qytetare kanë realizuar shumë aktivitete me qëllim që të fillojë procesi i riciklimit të mbeturinave, por deri sot ky proces ngec. Në ngecjen të këtij procesi kanë ndikuar shumë faktor mes të cilëve edhe vetëdija e ulët e popullatës për këtë aktivitet i cili është shumë i nevojshëm për mirëmbajtjen e mjedisit jetësor por edhe për materializimin e mbeturinave.

    Vite më pare shoqatat qytetare në Dibër kanë filluar duke dhënë sqarime për efektet të riciklimit. Në projektet është theksuar domethënia e madhe e riciklimit, me që riciklimi është një proces që synon të shndërron mbetjet në produkte të reja ose në çështje për përdorimin e tij të ardhshëm. Shoqata Qendra për zhvillim të qëndrueshëm ka dhënë një kontribut të madh në këtë drejtim duke siguruar edhe kosha për riciklim. Pastaj kjo shoqatë siguroi edhe një pjesë për shishe plastike që u dha të përdoret nga ndërmarrja komunale “Standardi”.

    Komuna e Dibrës në bashkëpunim me organizata ekologjike siguroi edhe grumbullimin e mbeturinave elektronike dhe themeloi një pike grumbullimi në oborrin e ndërmarrjes komunale. Për fat të keq çdo aktivitet mbeti vetëm në fazën fillestare, dhe efekte nuk pati. Organizatorët të këtyre aktiviteteve të cilët ishin për të përshëndetur nuk erdhën në shprehje edhe pse për grumbullimin e mbeturinave elektronike kishte edhe shpërblime. Me këtë proces të riciklimit faktikisht mes tjerësh mundësohet edhe zvogëlimi ndotjes së ajrit dhe ujit.

    Riciklimi i mbeturinave është tentuar të realizohet edhe nga ndërmarrja komunale edhe atë shumë herë. Kjo ndërmarrje ka patur kontakte me kompani që merren me riciklim por deri tani nuk ka asgjë konkrete.

    Sipas drejtorit të ndërmarrjen komunale “Standardi”, Burim Kaba do të vazhdojë tentimi që të punohet rreth këtij aktiviteti i cili do të ndihmonte që edhe deponia e qytetit të mos pranojë aq shumë mbeturina. Në bisedën që patëm me përfaqësues të pushtetit vendor por edhe të shoqatave qytetare, nevojitet një vetëdije më e lartë e popullatës për riciklimin. Poashtu paralajmërohen edhe aktivitete të tjera për sigurimin e koshave dhe kontejnerëve për riciklim, gjë që do të rritet efikasiteti për një mjedis më të pastër por edhe përfitime materiale. /koha/

    Lajmi Paraprak

    NË SHKOLLAT FILLORE, NOTA PESË JEPET LEHTË! Kur të shkëlqyeshmit dështojnë

    Lajmi i rradhës

    Dauti – Qeverisë: Ju edhe më tej shtireni dhe për inate nuk merrni parasysh jetën e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë