Shkollat në Vrapçisht, dy javë pa energji elektrike

    Shkolla e Gallatës, shkolla e Vrapçishtit, shkolla e Vranjovcës dhe disa shkolla të tjera në kuadër të komunës së Vrapçishtit, që prej dy javësh kanë qenë pa energji elektrike.

    Arsyeja, sipas shefit të sektorit për arsim të komunës së Vrapçishtit, është shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe mungesa e bllok dotacioneve të parapara për pagesën e rrymës nga Ministria e Arsimit.

    “Nga momenti që flasim tani nuk kemi asnjë shkollë pa energji elektrike. Po nëse flasim për shkollat periferike Vranjovcë, Gallatë dhe Zubovcë, është e vërtetë se nuk ka pasur rrymë, për një kohë të shkurtër, por sot janë gjitha me energji elektrike. Por ne vetëm menaxhojmë me fondet që na lëshon ministria dhe tani kemi parasysh se kemi pasur rritje të energjisë elektrike edhe të karburanteve dhe tani neve nuk na mjaftojnë ato mjete për ti menaxhuar si duhet”, tha Zuli Demiri, Shef i sektorit për arsim, komuna e Vrapçishtit.

    Kreu i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, këmbëngul në kërkesën për zgjatjen e pushimit dimëror, ose rritje të bllok dotacioneve, sepse muajt e dimrit kur shkollat do kenë nevojë për më shumë energji elektrike por edhe lëndë djegëse për ngrohje, kriza do të thellohet edhe më shumë.

    “ Realisht bllok dotacionet duhet të shtohen përmenda unë edhe më herrët sepse, për komunën është një bazë e madhe, sepse ne realisht është një barë e madhe edhe3 pse, ne realisht çështjen e pagesës e kemi mbuluar. Ne presim që ditëve në vazhdim Ministria e arsimit të bëj një projekt konkret si do shpërndahen mjetet në shkolla sipas numrit të nxënësve që të mund t`i mbulojmë ato, ose përndryshe, të pranoj propozimin që ia kemi parashtruar ne si regjion i Pollogut”, u shpreh Isen Shabani, kryetar i komunës së Vrapçishtit.

    Përveç disa shkollave që si pasojë e mos pagesës në kohë të faturave mbetën pa energji elektrike, për një javë, pa energji elektrike ka mbetur edhe shkolla qendrore e Vrapçishtit, ku për shkak të dëmtimit të kabllos që furnizonte me energji shkollën nga firma që po ndërton sallën e sporteve, pa drita mbetën qindra nxënës të kësaj shkolle për rreth një javë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka shqiptarë në pozita udhëheqëse në regjistrin Qendror të Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Shpërthimi në Stamboll | MPJ e RMV-së: Asnjë qytetarë i vendit nuk ka kërkuar ndihmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë