Shkollat profesionale hapin dyert për nxënësit

    Shkollat e mesme profesionale tashmë kanë hapur dyert për gjysmë maturantët, për t’i njoftuar me kushtet dhe drejtimet për katër vitet e ardhshme. Në ditën e hapur të shkollës “Boro Petrushevski” u prezantua edhe drejtimi i ri “Teknik për motor me repart alterantiv” ndërkohë që mbeten drejtimet për komunikacion, makineri dhe ai i elektronikës.

    “Drejtimi i ri quhet Teknik për motor me repart alternativ I cili në vete përmban drejtimet e veturave hibride dhe elektrike. Ne duhet të përgatisim tregun e punës me kuadro adekuat për këto drejtime të reja”, u shpreh Mensur Abdullau, mësimdhënës.

    Disa nga gjysmë maturantët thanë se akoma nuk kanë vendosur për shkollimin e mesëm por sipas tyre ai profesional është më i rëndësishëm.

    “Nuk e di, ndoshta teknik trafiku, është interesante për trafikun. Duhet ta dimë se çka dëshirojmë të bëhemi në jetë dhe ta mësojmë atë që e dëshirojmë”, tha një gjysmëmaturante.

    “Ende jemi tu menduar, kushtet e mira i ka shkolla, ndoshta edhe do të regjistrohemi. Ka drejtime të shumta dhe interesante, janë drejtime që mund të gjesh menjëherë vend pune”, u shpreh një gjysmëmaturant.

    “Mund të vazhdoj për mekanik por kam edhe mendime tjera për shkolla tjera”, tha një gjysmëmaturant.

    Prindërit vlerësojnë se duhet ndihmuar fëmijët në përcaktimin e tyre për shkollimin e mesëm sepse jo të gjithë shfaqin talentin për një drejtim të caktuar.

    “Prindërit duhet të jenë pranë fëmijëve të tyre, t’u ndihmojnë dhe të njoftohen se me çka do të përballet fëmija i tyre në katër vitet e ardhshme, çka të mësoj dhe cilën shkollë ta zgjedh. Në këtë rast, fëmija im nuk shfaq interesim për asgjë por edhe vet nuk  mund të vendos se ku do të vazhdoj më tutje. Ata tashmë janë në moshë puberteti ku mendojnë se çdo gjë që fluturon hahet e që nuk është ashtu”, deklaroi një prind.

    Në shkollën profesionale “Boro Petrushevski” në vitin e ri shkollor mund të regjistrohen gjithsej 381 nxënës për 12 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe shqipe. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Puç në Këshillin Gjyqësor, për të shpëtuar Bexhetin shkarkohet Dameva

    Lajmi i rradhës

    Afrim Gashi takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani: Kemi dëshmuar se jemi mbështetës të sinqertë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë