Shkuan në Sofje si gazetarë, ndërsa në Qeveri punojnë si administratorë!

    Foto: Nistori

    Të punësuarit e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, si gazetarë, me shpenzime të shtetit kanë qëndruar në Bullgari për tre ditë. Ata kanë shkuar gjoja për të ndjekur dhe për të informuar për seancën e parë ndërqeveritare mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Bullgarisë. Në dokumentet e siguruara, gjashtë nga të punësuarit në Qeveri, mes të cilëve edhe shefi i Shërbimit Pece Mirçevski, kanë siguruar gjashtë dhoma hoteli dhe transport me automjete të Qeverisë.

    Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i RMV-së është i obliguar të sigurojë vendosje në hotel për gazetarë maqedonas në Sofje, Republika e Bullgarisë, lidhur me seancën e përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, (24-25 janar 2022). Në këtë drejtim Shërbimi ka nevojë për rezervimin e 6 dhomave me nga një krevat, me pansion të plotë në periudhën nga 24.01 deri më 26. 01.2022 për personat më poshtë:1. Pece Mirçevski, 2.Sanja Petkovska, 3. Ivana Janevska, 4. Bllagoj Kitev, 5. Aleksandar Iliq dhe 6. Aleksandar Kosharkoski.

    Edhe pse aktivitetet për seancën ndërqeveritare, kanë zgjatur dy ditë, 24-25 janar, sipas dokumenteve personat e lartë përmendur kanë qëndruar në Bullgari tre ditë, nga 24 deri më 26 janar. Të pyetur pse gjashtë të punësuar të shërbimit, është dashur të udhëtojnë si gazetarë? Nga Shërbimi u përgjigjen se kanë udhëtuar si stafi i angazhuar për punë organizative.

    “Të gjashtë personat e punësuar të Shërbimin për të cilët pyesni, kanë marrë pjesë për shkak të kryerjes së obligimeve për organizim dhe mbështetje të aktiviteteve të cilat dalin nga vendimi i Qeverisë, e të cilat ishin në Republikën e Bullgarisë në Sofje. Nuk janë bërë shpenzime për personat të cilët nuk janë gazetarë, por janë mbuluar shpenzime për persona të punësuar të cilët janë dërguar në udhëtim zyrtar për shkak të kryerjes së punëve të rregullta të cilat për Shërbimin dolën në pajtueshmëri me vendimin nga seanca e 4-t e Qeverisë e mbajtur më 20.01.2022”,  Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë

    Nga Shërbimi i Qeverisë thonë se nuk kanë udhëtuar si gazetarë, por me vendim të Qeverisë, si pjesë e stafit organizativ. Ndërsa në procesverbalin e seancës së 4-t të Qeverisë ku është marrë vendimi, në pikën e pestë thuhet se Shërbimit Qeveritar duhet të siguroj transport dhe qëndrim vetëm për gazetarët, por jo edhe për të punësuarit e saj.

    Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme ti ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme dhe koordinimin për vendosjen dhe transportin e gazetarëve që do të marrin pjesë dhe do të raportojnë në seancën e përbashkët ndërqeveritare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, të mbulojë shpenzimet për udhëtim dhe vendosjen në hotel për gazetarët, si dhe të sigurojë teste PCR pa pagesë,

    Kërkuam përgjigje shtesë nga Shërbimi i Qeverisë për të na treguar vendimin e Qeverisë për tu mundësuar gjashtë të punësuarve që të udhëtojnë për të kryer punë organizative, por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Po hetohen shkaqet e zjarrit në hotel “Bushi”

    Lajmi i rradhës

    A do të ndikojë greva në arsim në suksesin e maturantëve?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë