Shkupi në listën e qyteteve më të ndotura në botë, së bashku me Kalkutën dhe Dakën e Bangladeshit

    Shkupi u gjet në vendin e parë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë së bashku me Kalkutën dhe Dakën. Këtë e tregojnë të dhënat e faqes së njohur botërore për cilësinë e ajrit, “IQAir”. Stacionet shtetërore matëse në vend kanë treguar se ajri në Maqedoni është më i ndotur në Shkup dhe Kavadar. Niveli i ndotjes është i lartë edhe në Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë.

    “Është shumë i ndotur, por s’kemi çfarë të bëjmë”.

    “Nuk më intereson. Ka autoritete, duhet të kenë kujdes. Kush më dëgjon mua?”

    “Të ndalojnë ndërtimet, të mbjellim më shumë sipërfaqe të gjelbra. Nuk e di, ka masa më rigoroze si dikur çift- tek, kjo për automjetet, disa të vozisin disa jo”.

    LSDM akuzoi se Qyteti i Shkupit nuk ka masë dhe projekt për ajër më të pastër.

    “Arsovska ka reduktuar paratë për gjelbërimin e ri, parqet dhe pemët. Arsovska parashikon 33 % më pak fidanë në buxhet për vitin 2022. Nuk ka para as për parqe të reja edhe pse i ka premtuar, parqe të reja nuk do të ketë në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë dhe Çair”- thonë nga LSDM-ja.

    Qyteti i Shkupit përgjegjësinë për marrjen e masave urgjente kundër ndotjes ia hedh Ministrisë së Mjedisit.

    “Po merren masa intensive për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit për të cilin prej vitesh nuk ka asnjë masë sistematike. Ky është një nga prioritetet më të mëdha në të cilët do të punojë administrata e qytetit”- thonë nga Qyteti i Shkupit

    Ambientalistët alarmojnë për ndotje të lartë në Tetovë, qytet i cili vazhdimisht është ndër të parat në listën e qyteteve më të ndotura.

    Ngadhnjim Mehmeti, Eco Gerrilla Shqip

    Një ditë më parë Ministria e Mjedisit ka alarmuar për tejkalim e pragut të ndotjes në Tetovë dhe Strumicë. Stacionet matëse në këto qytete treguan dy ditë radhazi ndotje më të lartë se 150 mikrogram grimca PM10 në ajër. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Danillovski: Deri në muajin maj, vendi mund t’i thotë lamtumirë Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Kazino e improvizuar si pikë mjekësore për Covid – certifikata, MPB bastis tre kompani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë