Shkupjanët në “hall” me transportin urban – humbin punën dhe terminet shëndetësore

    Kaosi në qytet për shkak të ngecjeve në transportin privat nuk ka të ndalur. Këto të fundit, tashmë 5 muaj nuk kanë marr paratë nga Qyteti i Shkupit për shpenzimet për naftë, mirëmbajtjen dhe servisimin autobusëve si dhe pagat e shoferëve. Qytetarët të hidhëruar nga pritjet e gjata nëpër stacione akuzojnë kryetaren e Shkupit Danella Arsovska se qëllimisht po hesht dhe po bëhet e shurdhër ndaj kësaj problematike.

    “Nuk ka hiç, erdha me 57 deri këtu, tash me prit 9 të shkoj në spital 19 dhe 20 janë shumë më problem se tjerat por edhe 9 është problem. Këtu ka lloj mosmarrëveshje, nuk e di çka është, presin njerëzit nga një orë te burgu në Shutkë. Jo kanë paguar, jo s’kanë paguar, kanë naftë e s’kanë naftë, nuk e dimë çka është, është problemi i tyre jo i yni”, u shpreh një qytetar.

    “Shumë presim autobusë, nuk janë të rregullt, çfarë është kjo punë ne nuk e dimë. Thonë që kryetarja e Shkupit, Daniella nuk i paguan. Presim me orë, shikoni çfarë rrëmujë është bërë. Tash, cilin autobus po prisni? Cilido që vjen, të shkoj deri në qendër, nuk ka autobus, nuk ka asgjë. Vetëm po na provokojnë, na gënjejnë, nuk asgjë tjetër”, tha një tjetër qytetar.

    Qytetarët e revoltuar thonë se mungesa e transportit po u shkakton probleme në punë dhe humbjen e termineve për kontrolle nëpër institucionet shëndetësore.

    “Për në punë presim shumë gjatë, nuk të besojnë për vonesën, për autobusët nuk jam fjalë, shumë të hidhëruar jemi. I paguajmë rregullisht dhe sërish nuk kemi autobus, kjo është katastrofë. Ka shumë autobusë që mungojnë, nuk ankohem vetëm unë, po vonohemi për në punë, katastrofë me autobusët”, theksoi një qytetare.

    “Autobusi me numër 24 në Kisella Voda është linja më problematike, definitivisht duhet të lëshojnë më shumë autobusë sepse lagjja është shumë e madhe. Gabuan shumë që shkurtuan linjën deri në Sopishtë. Po bëhet shumë rrëmujë, duhet të jenë më të rregullt”, u shpreh një tjetër qytetare.

    Nga Qyteti i Shkupit sërish nuk na dhanë asnjë përgjigje për këtë problematikë. Edhe shoferët e autobusëve thonë se nuk kanë as një informacion për fatin e tyre. Nga e hëna nuk e përjashtojnë mundësinë të hidhen në grevë.

    “A keni përgjigje nga Qyteti i Shkupit nëse do t’ua lëshojnë paratë për të gjitha shpenzimet që keni? Nuk e di, nuk mund t’ju japë asnjë përgjigje”, deklaroi një shofer autobusi.

    Transportuesit privat thonë se Qyteti i Shkupit thuajse vazhdimisht tallet me fatin e tyre, duke shpërfillur kërkesat për shlyerjen e borxheve të mëdha që ka ndaj transportuesve privat. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kura 30 ditore me qumësht blete – Sekreti i përdorimit për shëndet të fortë

    Lajmi i rradhës

    Shantazhuesit marrin miliarda euro me fotografi nudo

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë