Ulen rendimentet e duhanit në RMV

    Ndryshimet klimatike kanë dëmtuar një pjesë të madhe të prodhimtarisë bujqësore në vend. Pas raportimit për uljen e prodhimtarisë së grurit dhe më shumë prodhimeve të tjera, së fundmi edhe kultivuesit e duhanit janë ankuar për uljen e prodhimtarisë. Kushtet e motit, me shi gjatë mbjelljes dhe thatësira gjatë rritjes dhe para vjeljes , kanë reduktuar mjaft rendimentet. Bile vlerësohet se sivjet do të ketë prej 30 deri në 40 për qind më pak duhan nga kultivuesit vendor.

    “Vjelja e duhanit është në vazhdim e sipër Ndonëse është në gjysmë të kalendarit, në disa zona është drejt fundit pasi nuk ka sasi të mjaftueshme të duhanit. Në pranverë dhe në mbjellje binte shumë shi që shkaktoi shumë sëmundje të duhanit. Pastaj thatësira bëri të vetën dhe këtë vit kemi cilësi të shkëlqyer të asaj që është prodhuar, por kilogramët do të jenë shumë më të ulëta në krahasim me vitin e kaluar. Edhe pse duhani është mbjellë në sipërfaqe më të mëdha, prodhimi është akoma më i vogël”, thotë Mende Stomnaroski, kryetar i Lidhjes së Shoqatave Bujqësore të Maqedonisë.

    Shoqatat bujqësore kërkojnë mbështetje edhe nga Ministria e Bujqësisë që përmes në një dialogu konstruktiv me blerësit të arrihet një çmim më të lartë të duhanit, për shkak të inflacionit, rritjes së kostove për repromaterialet dhe standardit të ulët të jetesës. Prodhuesit e duhanit thonë se presin rritje të çmimeve të blerjes sipas klasave me 20 për qind, ose 360 ​​denarë të jetë “Njëshi”, 300 denarë të jetë “Dyshi” dhe 240-250 denarë të jetë “Treshi”.

    Në vitin e kaluar për herë të parë duhani ka arritur çmim rekord prej gati 290 denarë/kg, që paraqet rritje prej plus 44 për qind në krahasim me korrjen e vitit 2021 kur çmimi ishte 200.44 denarë.

    Sivjet me kompanitë blerëse janë lidhur 30.621 kontrata për 26.504 ton duhan me 17.587 ekonomi bujqësore. Sivjet janë mbjellë 31.321 hektarë duhan të kontraktuar. Një vit më parë, apo në vitin e prodhimit 2022, duhani është mbjellë në një sipërfaqe prej 13.237 hektarë, që paraqet një rritje të sipërfaqes me rreth 1,453 ha krahasuar me vitin e prodhimit 2021.

    Njëherësh në fund të muajin prill janë paguar 26 milionë euro subvencione për duhanin të prodhuar dhe dorëzuar nga korrja e vitit 2022 për 15753 prodhues të duhanit. Shuma e subvencioneve është e shkallëzuar dhe është 80 denarë për kilogram për duhan të prodhuar dhe dorëzuar, 70 denarë për duhan të klasës së dytë dhe 60 denarë për duhan të klasës së tretë të prodhuar dhe dorëzuar nga korrja e vitit 2022. Duhani është një kulturë bujqësore strategjike, pasi në sektorin e bujqësisë përbën 30 për qind të eksporteve dhe prej tij jetojnë më shumë se 20 mijë familje në Maqedoni. Prodhimi dhe tregtia e duhanit dhe produkteve të duhanit në Prodhimin e Brendshëm Bruto merr pjesë me rreth 3.2 për qind, ndërsa industria e duhanit në industrinë e përgjithshme të vendit merr pjesë me 4 për qind , ndërsa mbi 4 për qind nga gjithsej të punësuarit në Maqedoni janë në këtë sektor.

    Sipërfaqja e mbjelljes së duhanit në vitet e fundit nga viti 2007 deri në vitin 2016, duke përfshirë edhe vitin 2016, është rreth 15.300 hektarë dhe sasia mesatare e prodhuar e gjithë këtyre viteve të fundit është rreth 23.000 ton duhan cilësor i prodhuar dhe i dorëzuar në kompanitë blerëse. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Vetëm një fillorist në Qendër Zhupë

    Lajmi i rradhës

    Si ndikon konsumimi i mishit në organizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë