Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në buletinin ditor njofton se gjatë ditës së djeshme tre qytetarë janë kafshuar nga qentë endacak.
“Dje në orën 09:45 në Stacionin Policor Qendër, I.Z (39) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën “Prilepska” në Shkup është kafshuar nga një qen endacak. Të njëjtën ditë në orën 09:30 në Stacionin e Policisë së Aerodrom, V.S. (40) nga Shkupi ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “23 Tetori” në Shkup. Një grua 45-vjeçare nga Shkupi me iniciale K.C ka raportuar në stacionin policor në Gjorçe Petrov se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Braça Çakrevi” në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.