Shoferi i ambulancës ndërron jetë pas një dite të mundimshme transportimi të të lënduarve në Koçan

    Një shofer autoambulance nga Koçani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, i cili gjatë gjithë natës ka transportuar të lënduarit nga zjarri i tmerrshëm në një diskotekë të kësaj qyteze në lindje të vendit.

    Bëhet fjalë për vozitës shumëvjeçar të ambulancës në Emergjencën e Koçanit.

    Siç transmeton portali “Metropola”, Ile Gocevski ka ndërruar jetë në orët e vona të mëngjesit të sotëm pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë duke transportuar persona të lënduar.

    Të kujtojmë, zjarri i tmerrshëm që shpërtheu të dielën, pak para orës tre të mëngjesit, përfshiu 500 njerëz në diskotekën “Pulse” në Koçan. Në zjarr u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën.

    Dëshmitarët okularë tregojnë se në ndërtesën e diskotekës kishte vetëm një dalje dhe ajo ishte mjaft e vogël, ndërkohë që zjarri u përhap me shpejtësi.

    Lajmi Paraprak

    A mund të zgjidhni një “ide të thjeshtë matematikore”?

    Lajmi i rradhës

    “Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë