Shoqata e personave me diabet kërkon vëmendje nga ministri i ri i shëndetësisë

    Shoqata e Personave me Diabet thotë se, për shkak të mungesës së transparencës prej shumë kohësh në punën e Ministrisë së Shëndetësisë, janë përballur me probleme serioze.

    Gjatë kësaj kohe ka pasur reduktime dhe mungesa të terapisë, mungesë të sasive të mjaftueshme, si dhe moslëshim të terapisë së plotë në përputhje me tenderët për blerjen e saj. Po ashtu, kërkesat e tyre kanë mbetur pa përgjigje. Për këto arsye, Shoqata kërkon nga ministri i ri i Shëndetësisë, Azir Aliu, që të jetë më i vëmendshëm ndaj problemeve të personave me diabet.

    “Ata i urojnë mirëseardhje ministrit Aliu me disa pyetje, më konkretisht: kush dhe pse nuk e ka lëshuar sasinë e mjaftueshme për pacientët me terapinë Ozempik, sa kohë i duhet Komisionit Kombëtar për Diabet dhe zv. ministrit që të përgjigjen kërkesave të tyre, pse nuk është realizuar rritja prej 30 për qind e sasisë së terapisë me insulinë, kush dëshiron që ti zëvendësoj 40 mijë jetët dhe shëndetin tonë për inate dhe lojëra ditore ose ndoshta për kursim të buxhetit”, thuhet në reagimin e shoqatës së diabetikëve.

    Lajmi Paraprak

    Jo më libra të dëmtuar për nxënësit – MASh premtoi tekste të reja më 1 shtator!

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për pranimin e migrantëve të dëbuar nga ShBA-ja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë