Shpëtohet tetovari i cili ishte bllokuar në malin e Galiçicës

    Ekipi i SPB Manastir, mbrëmë në ora 20:30 nëpërmjet numrit 192 ka marrë një thirrje për ndihmë nga P.H. (57) nga Tetova. Sipas raportit, për shkak të reshjeve të mëdha të borës në malin Galiçica, P.H. është bllokuar me automjetin “Jeep”, me targa shqiptare, në rrugën rajonale Oteshevë – Naum i Shenjtë, e cila ka ndalim aktiv për vozitje në dimër, tha MPB, përcjell Nistori.

    Menjëherë në terren kanë dalë zyrtarët policorë të vendkalimit kufitar Stenje dhe në ora 21:00 në afërsi të vendit të quajtur Qendra e skijimit Galiçica është gjetur një veturë e ngecur në borë. P.H. është ndihmuar dhe është nxjerrë në mënyrë të sigurt nga automjeti dhe është lëshuar në vend të sigurt në rrugën kryesore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si ta dalloni mjaltin origjinal

    Lajmi i rradhës

    Edhe Tetova nuk është e kursyer nga problemi me ndotjen e ajrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë