Shqipëri, 10 mijë euro për një vizë – Si funksiononte skema e mashtrimit

    Pesë persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim për mashtrim dhe ‘Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve’.

    Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri u vunë në pranga. Së bashku me Eduart Gjinin, të shpallur në kërkim, ata dyshohet se kishin krijuar një skemë për falsifikimin e të dhënave për marrjen e vizave amerikane.

    Indicia është marrë nga njësia e krimit ndërkombëtar në Ambasadën Amerikane, e cila ia referoi çështjen e Policisë së Shtetit.

    Gjatë gjurmimit të profilit në Instagram “visa amerikane insider” ku jepej siguri 100% për t’u pajisur me vizë, hetuesit zbuluan se fshihej Renato Nasto. Gjatë reklamimit në këtë faqe që numëron mbi 11.5 mijë ndjekës, Nasto gjente klientë, të cilëve u merrte nga 10 mijë euro pasi pajiseshin me vizë.

    Nasto i ndihmonte ata që të falsifikonin formularët online të aplikimit për vizë, duke i plotësuar me të dhëna të rreme në mënyrë që të dilnin fitues, raporton gazetarja Dorjana Bezat.

    Ai i shoqëronte edhe gjate intervistimit në konsullatë, ku i orientonte se si të përgjigjeshin.

    Pas këtij aksioni reagoi edhe Ambasada Amerikane, që u bëri thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë bëjnë komunat paralele serbe në Kosovë?

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet në Amerikë, ethet në të gjithë botën…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë