Shqipëri, miratohet formati i vizës pullë dhe asaj elektronike

    Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u miratua formati i vizës pullë dhe asaj elektronike.

    Me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e formatit të vizës pullë dhe të vizës elektronike.

    Sipas qeverisë, vendimet “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës pullë” dhe “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës elektronike”, shfuqizohen.

    Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./atsh/

    Lajmi Paraprak

    “Duke ardhur”

    Lajmi i rradhës

    RMV-ja e mbyll vitin si “dështake” në luftën kundër korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë