Ahmed Kalaja: Synimi i Ramazanit nuk është që të qëndrojmë pa ngrënë, por të bëhemi të devotshëm

    Me faljen e orarit të Darkës apo Jacisë siç njihet ndryshe, të ditës së premte, kemi hyrë zyrtarisht në muajin e madhërishëm të Ramazanit.

    Në këtë muaj besimtarëve mysliman do t’i duhet të agjërojnë për 30 ditë, për të përfituar sa më shumë nga të mirat që dhuron ky muaj për ta.

     “Muaji i Ramazanit është muaji i agjërimit, ku njerëzit nuk duhet të hanë, nuk duhet të pinë dhe nuk duhet të kryejnë marrëdhënie bashkëshortore nga agimi në perëndim të diellit. Njerëzit duhet të agjërojnë me shpirtrat e tyre me zemrat e tyre, vetë profeti ALS, thotë që ai njeri që nuk lë mashtrimin, gënjeshtrën, ai njeri që nuk është I edukuar nëpërmjet Ramazanit, me sa duket do të marrë nga agjërimi vetëm etjen dhe urinë. Pra nuk është synimi që të rrimë thjesht pa ngrënë. Synimi I vërtetë është që ne të bëhemi të devotshëm”, tha Ahmed Kalaja / Imam I Xhamisë “Dine Hoxha”.

    Muajin e Ramazanit ne e presim me shumë padurim, me shumë dëshirë. Është një muaj që na ndihmon të rregullojmë e përmirësojmë vetveten. Është një shkollë më vete, vetëm ata që e provojnë e kuptojnë këtë që po them. “

    Kam që në vitin 2000 që jam praktikant I rregullt dhe ky I sivjetshmi është viti I 23-të I agjërimit, është çështje e brendshme çështje besimi nuk ka lidhje me familjen, edhe ata janë me origjinë mysliman por jo praktikant.”

    Edhe ti agjëron?

    “Po edhe unë agjëroj”, tha fëmija.

    Sa kohë ke që agjëron?

    Qëkur kam qenë 5 vjeç

    Vjen gjithmonë në xhami?

    Po gjithmonë …. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Nëse do paqe, përgatit paqen

    Lajmi i rradhës

    Të merresh me bagëti kërkon mund, punët nisin në orën 6 të mëngjesit dhe përfundojnë kur perëndon dielli

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë