Me ardhjen e pranverës virozat nisin t’ia lënë vendin alergjive. Muaji mars ka shënuar rritje të numrit të vizitave te mjeku pediatër ku fëmijët paraqiten me shenjat klasike si tështima apo acarim i syve.
Shenjat janë rrjedhje hundësh tështima, skuqje të syve dhe hundës, acarim te fytit që shoqërohet me kolle bezdisëse, të shpeshtë, më së shumti gjatë natës. Po ta krahasojmë nga shkurti në mars janë shtuar vizitat për shkak të këtyre problematikave. Më shumë fluks në fillim jave, 35-40 vizita në ditë dhe në muaj shkojnë te 700 vizita.
Mjekët këshillojnë për kujdes të shtuar tek fëmijët që janë alergjik pasi në disa raste mund të nevojitet dhe shtrimi në spital.
Anila Sevdari: Ne këshillojmë sidomos për fëmijët që janë problematik ose alergjik, të bëjnë konsultat me mjekë, këshillojmë që mjekimet antialergjike mos ti ndajnë dhe të jenë vigjilent në drejtim të shenjave sepse mund të jenë alergjik por kalojnë shumë shpejt në probleme pulmonare dhe këto janë raste të pakta por janë të vetmet raste kur ne na duhet të kërkojmë hospitalizim ose e cojmë për shtrim në spital.
Në urgjencën pediatrike në QSUT numri është më i shtuar ku vetëm gjatë fundjavës u paraqiten 230 fëmijë. Më së shumti kanë shfaqur probleme me të vjella dhe diarre. Mosha me e prekur është nga 4-6 vjec që përkon me moshën e fëmijëve që frekuentojnë kopshtet. /TCh/