Berisha: Yuri Kim sillet si “përfaqësuese” e Edi Ramës

    Ish-kryeministri Sali Berisha të shtunën ka vijuar me akuzat kundër ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, të cilën e cilësoi si një “përfaqësuese të Edi Ramës” dhe jo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Nga Foltorja e Mirditës, Berisha tha se Shqipëria është në një agresion të krimit si kurrë më parë, duke theksuar se Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar se vendi ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por që sipas tij këto deklarata nuk përkthehen në fjalët e përfaqësuesve të SHBA-së në Tiranë.

    DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria është qendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Amerikës së Veriut e Jugut, të Lindjes së Mesme dhe Evropës. DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë? Koha është të mendojmë se një gjë u them unë kujtdo ne na kanë studiuar shumë tipin psikologjik nga kollozët më të mëdhenj, thonë për shqiptarët inteligjent, nuk thotë asnjë prej tyre fjalë tjetër përveçse inteligjent kanë probleme të tjera pastaj që për një plesht djegin jorganin por ajo është …se Zoti nuk i çon të gjitha të mirat në një vend, i shpërndan”, tha ish-kryeministri.

    Berisha deklaroi se Shqipëria është sot ngjitur në vendin e dytë të botës për ryshfetin.

    Pra a janë transkriptuar, përkthyer këto konstatime serioze të qeverisë së SHBA, ndër më seriozet, në deklaratat e përfaqësuesve të kësaj qeverie këto 8 vite në Shqipëri”, u shpreh ai.

    Sipas tij, Ballkani i Hapur, si aleancë trilaterale është vendosja e hegjemonisë serbe në rajon dhe automatikisht është influencë ruse në rajon.

    Europa vjen e deklaron se ky është i dëmshëm me zërin e përfaqësuesve më të lartë të saj. DASH deklaron se është i dëmshëm kështu sic është. Para 10 ditësh. E keni dëgjuar ndonjë deklaratë të tillë ju nga përfaqësuesit”, tha Berisha, duke shtuar se ambasadorja amerikane lavdëron sikur të jetë përfaqësuese e Edi Ramës dhe jo përfaqësuse e qeverisë amerikane.

    Berisha tha se Shqipëria ndodhet sot në një monizëm dhe që situata që paraqitet është më e keqe se në vitin 1991.

     “Ne ndodhemi në një monizëm të shëmtuar, tashmë jo aq të bazuar në doktrinën marksiste dhe leniniste, por të bazuar te krimi, droga dhe vjedhja, te varfërimi juaj dhe i qytetarëve shqiptarë. Unë do ju paraqes këtu një tabelë, e cila është e vitit 2020 ku tregohet se pushtetit i kreut të Meduzës është 10 për qind më i madh se ai i diktatorit të fundit, Ramiz Alisë. Kjo është e vitit 2020, por në vitin 2022 ata morën peng kreun e opozitës për aferat e tyre, ndaj ky pushtet tani është të paktën 20 për qind më i madh se ai i diktatorit komunist. Sot më shumë se kurrë një mision i madh ju thërret ju dhe shqiptarët kudo që janë, të largojmë, të përmbysim sistemin monist në Shqipëri. Të rivendosim lirinë dhe vlerat e saj. paralelet me fundin e diktaturës janë absolutisht identike. Në vitin 1991, diktatori i fundit me mjetet e tij nga mëngjesi deri në darkë fliste për demokraci dhe procese demokratike. Sot ndodh e njëjta gjë. Në vitin 1991, burra të shquar më deklaronin se Ramiz Alia është një Gorbaçov i Ballkanit. Unë u thosha se ai ka skuqur vendin me gjakun e të rinjve. Ata mbeteshin. Unë u thosha se ka firmosur për pushkatimin e 27 intelektualëve shqiptarë pa gjyq dhe ata habiteshin. Pa dyshim, ndryshonin mendim”, tha Berisha.

    Ai theksoi se as Ramiz Alia nuk e bëri atë që po bën Edi Rama në vitin 2022, duke marrë peng opozitën.

    “Alia nuk e mori peng kurrë opozitën. Në vitin 1991 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam me një revolucion plebishitar dhe paqësor,” tha Berisha.

    Lideri historik i demokratëve e konsideroi këtë një mënxyrë të vërtetë për kombin shqiptar që ka vetëm një qëllim që ta lejë këtë vend pa opozitë. Ai tha se qeveritë në çdo vend të botës bëjnë gabime dhe kanë një shkallë të caktuar korrupsioni, por është opozita ajo që u qëndron përballë, duke u vendosur në anën e qytetarëve dhe që ngrihet me guxim dhe i denoncon ato.

    Çfarë po shohim në së bashku këto tre muaj, shkojnë dhe rrafshojnë shtëpitë e njerëzve që i kanë ndërtuar me djersën e ballit me një vendim qeverie që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Çfarë po ndodh pse është mënxyrë pseudopluralizmi, 800 m2 katror në portin kryesor të Durrësit, në portin që ka të sintetizuar më shumë se çdo entitet tjetër historinë e këtij kombi. Tani duan të ndërtojnë pallate një arab i falimentuar në shumë vende të tjera me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën. Kush kërkon të na shesë ne për pluralizëm Lulzim Bravën dhe Lulzim Kimikun”, tha ai. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Kosova s’ka gjasa reale për statusin e vendit kandidat

    Lajmi i rradhës

    Dardha si kamzhik i Rugovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë