Escobar: Shqipëria të lërë pas të kaluarën

    Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, një prej njohësve më të mirë të cështjeve të Ballkanit në Departamentin amerikan të Shtetit, këmbëngul se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

    Në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, zyrtari i lartë e cilëson anëtarësimin e rajonit në BE si domosdoshmëri për të sjellë siguri dhe stabilitet për të gjithë Europën. Kriza e Ukrainës na kujtoi dhe një herë përse ShBA dhe BE kanë nevojë për njëra-tjetrën, tha ai. Po në të njëjtën intervistë, Escobar komentoi gjithashtu edhe zhvillimet në Partinë Demokratike në vendin tonë. Ai u shpreh qartë se Shqipëria duhet të lërë pas të shkuarën.

    “Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Partinë Demokratike.  Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që i ndodhi PD-së në këtë moment.”

    Lajmi Paraprak

    Shtohen ankesat ndaj Policisë, besueshmëria mbetet

    Lajmi i rradhës

    Shumë lëndë mbeten në sirtar deri në kompletimin e Gjykatës Kushtetuese në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë