Orëndreqësja 75 vjeçare, shqiptarja e nisi këtë profesion që në moshën 17 vjeç

    75 vjeç dhe pa syze optike, Liljana Gjergji vijon të riparojë të gjitha llojet e orëve në Vlorë.

    E ka nisur këtë profesion kur ishte vetëm 17 vjeç dhe nuk e ka lënë për asnjë çast. Edhe kur I duhet të shkojë te fëmijët jashtë shtetit, qëndron atje vetëm një javë e mezi pret t’i kthehet punës.

    Mosha nuk është aspak problem për të ,ndërsa sytë janë fat sipas saj edhe pse prej 53 vitesh punon gjëra të imta që janë lodhje për syrin e kujtdo.

    Liljana ende mban mend të gjitha llojet e orëve që ka ndrequr prej ditës së parë të punës ndërkohë që sipas saj dikur zotëronin orët mekanike të cilat kërkojnë më shumë punë dhe talent,ndërsa sot orët me bateri e kanë të thjeshtë riparimin.

    75-vjeçarja thotë se të rinjtë rrijnë larg këtij zanati dhe më shumë dua të bën parukiere ose berberë. Pengu i orëndreqëses së vjetër është se edhe në familjen e saj asnjë nuk e trashëgoi këtë zanat,as nipi edhe pse është pa punë ndërsa ajo vijon të punojë ende.

    Kështu duket se me të fundmit e këtij brezi orëndreqësish, në Vlorë orët do të hidhen  pasi nuk do të ketë më mjeshtra të riparimit të tyre. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Largimi i të rinjve nga Shqipëria vë në rrezik skemën e pensioneve

    Lajmi i rradhës

    Kush është armiku yt?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë