Protesta e Berishës, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

    DEKLARATE E PARTISË DEMOKRATIKE

    Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..

    Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

    I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!

    Policia e Shtetit reagim

    Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:

    Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

    Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Ambasadori Limani: Shtetasit e RMV-së në Kazakistan janë mirë dhe të sigurt

    Lajmi i rradhës

    Numri i shfaqur në filmin “Don’t Look Up”, shikuesit zbulojnë se është linjë ku mund të kërkohen shërbime seksuale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë